1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë vëllavrasëse në territoret palestineze

Pas muajsh përplasjesh të përgjakshme në qershor 2007 pushtetin në Rripin e Gazës e mori 'Lëvizja islamike e rezistencës', Hamas. Që atëherë territoret autonome plaestineze janë të ndara.

Palestinezë sulmojnë një stacion policie

Palestinezë sulmojnë një stacion policie

Viti 2007 filloi për palestinezët në Rripin e Gazës njëlloj siç ishte mbyllur i vjetri - me luftime të ashpra midis personave të armatosur të dy forcave të armiqësuara. Arsyeja: Fatahu nuk ishte në gjendje të pranonte humbjen e pësuar në zgjedhjet në fund të janarit 2006. Njësitë e tij qëndruan nën komandën e Fatahut. Hamasi nga ana tjetër, i dobësuar prej sanksioneve financiare të Perëndimit, bëri përgjegjës për paaftësinë e vet për të qeverisur Fatahun. Rrjedhoja: Zjarrshkëmbime të vazhdueshme nëpër rrugë, të vrarë dhe të plagosur.

Arabia Saudite donte të ndërmjetësonte, uli në një tryezë në vendet e shenjta të fesë islame në Mekë udhëheqjen e Hamasit dhe atë të Fatahut, i detyroi të ndërtonin një koalicion qeveritar. Por edhe kjo aleancë u shpërbë shpejt. Në prill dhe maj negociatorët takoheshin herë pas here natën, por deklaratat e synimeve nuk mbanin as deri ditën tjetër.

'Së pari që presidenti i urdhëron forcat e armatosura, të tërhiqen nga rruga, dhe që Fatahu dhe Hamasi i urdhërojnë përkrahësit e tyre, të ndërpresin të gjitha konfliktet e armatosura nëpër rrugë.'

Pak më vonë, në qershor, Hamasi theu të gjitha rregullat e njohura të luftës ndërpalestineze për pushtet - islamistët e morrën Rripin e Gazës duke u nisur nga jugu deri në veri, vranë zyrtarë të Fatahut, sulmuan bazat e tyre ushtarake, plaçkitën selinë e ish-udhëheqësit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës Jaser Arafat, i shtinë një javë të tërë tmerrin popullatës së frikësuar. Më vonë Mahmud Abbasi, trashëgimtari politik i Arafatit, e quajti këtë 'puç' - e shkarkoi kryeministrin e Hamasit Hanija, por këtij të fundit duket se nuk i bëri aspak përshtypje:

'Amerikanët dhe izraelitët nuk do t'i japin popullit tonë atë që synon në tryezën e bisedimeve.'

Në pikëpamjen e pushtetit për Mahmud Abbasin Rripi i Gazës kishte humbur - për një kohë të shkurtër ai besoi se mund të organizonte zgjedhje të reja, por zgjedhje nuk pati. Fundi i skizmës palestineze nuk duket në horizont.

  • Data 02.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjSl
  • Data 02.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjSl