1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë për pushtet: rivalët e Erdoganit

Kryeministri turk Erdogan arriti të shtypte protestat e shumta kundër qeverisë së tij. Por besnikët e tij tani i kanë kthyer kurrizin. Mbështetësit e predikuesit të diskutueshëm Fethullah Gülen kanë dalë në skenë.

Për një kohë të gjatë anëtarë dhe mbështetës të partisë myslimane konservative në pushtet AKP kanë bërë kritika, por tani për herë të parë ato i drejtohen kryeministrit. Rivalët e Erdogan i përdorën ngjarjet në parkun Gezi, për t'u distancuar nga ai.

Gülen prej vitesh jeton si azilant në SHBA. Turqinë Imamin i moshuar e ka braktisur, që pas akuzave të Prokurorisë së shtetit për përgatitjen e një revolucioni islamik. Mbështetësit e tij në 140 vende kanë ndërtuar shkolla, themeluar një bankë, shtëpi botuese dhe një klinikë.

USA Türkei Islam Fethullah Gülen

Fethullah Gülen

Numri i mbështetësve të tij rritet në Turqi, veçanërisht familjet e varfra e vlerësojnë angazhimin e Gülen në arsim, ndërsa bizneset vlerësojnë politikat pro biznesit. Diplomatët e SHBA përshkruajnë në dokumentat e publikuara nga WikiLeaks se mbështetësit e Gülen janë "grupimi më i fortë islamik" në Turqi. Ky grup kontrollon "degë kyçe të ekonomisë, tregëtinë dhe kompani mediatike dhe ka politikanë të infiltruar në nivelet më të larta të AKP."

Lufta për kontrollin e AKP

AKP është pika e bashkimit të disa lëvizjeve. Përveç shtimit të disa fraksioneve, më të rëndësishmit janë mbështetësit e Erdoganit dhe ata të Gülen. Pas fitoreve të zgjedhjeve nga AKP në vitin 2002 të dyja palët janë angazhuar për një partneritet strategjik: Gülen sigron votat për AKP, ndërsa Erdogan mbron komunitetin e tyre.

Sidoqoftë në muajt e fundit kjo aleancë ka filluar të kriset. Erdogan ka shkarkuar nga postet zyrtarë të partisë dhe në institucionet e drejtësisë, të cilët ishin të lidhur me Gülen-in. Në këtë mënyrë gjithçka është në kontrollin e shefit të qeverisë.

Konflikti i brendshëm

Burime pranë Erdogan-it kanë lënë të kuptohet se do të goditen edhe bizneset afër Gülenit. Gazeta turke "Zaman" shkruan për një "fushatë linçuese".

Konflikti i brendshëm i partisë është më i rrezikshëm se protestat në rrugë për Erdoganin. Coptimi i AKP do të thoshte fundi i politikës islame në Turqi. Diferencat ideologjike luajnë një rol të pallogaritshëm. Fraksioni i Gülen-it ka më shumë privilegje. Ata përdorin "koncepetet në modë të dialogut dhe tolerancës", thotë Mustafa Sen, sociolog pranë Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara, "por komuniteti brenda partisë ndjek disa rregulla shumë strikte dhe hierarkike".

Ahmet Sik Journalist Türkei Freilassung

Gazetari Ahmet Sik gjatë lirimit të tij

Ahmet Sik, një nga gazetarët më të respektuar në Turqi, planifikonte të botonte në fillim të vitit 2011 një libër për rrezikshmërinë që paraqiste fuqia e mbështetësve të Gülen. Pak para botimit ai arrestua dhe nga shtëpia botuese e tij u konfiskuan të gjithë librat me titull "Ushtria e Imamit". Autori do të akuzohej se bënte pjesë në një grup terrorist që po përgatiste një puç ndaj qeverisë së Erdoganit.

Një qeveri e re e AKP pa Erdogan

"Është e vertetë që mbështetësit e Gülen kanë filluar të lëvizin", thotë Sik. "Por përse kërkon ky rrjet të kontrollojë shtetin, përse duhet të kontrollojnë drejtësinë, forcat e armatosura dhe shërbimet sekrete? Përse nuk i bën publike financat ky grupim i fuqishëm?" Sik thotë se ai nuk është i bindur për sinqeritetin e këtij rrjeti. "Në të vërtetë, ata do të vijnë në pushtet, por jo përmes zgjedhjeve, por dalëngadalë duke nënshtruar institucionet."

Pak ekspertë besojnë se politikanët mbështetës të Gülen mund të jenë një alternativë demokratike në krahasim me Erdogan. "Ata duan të kontrollojnë shtetin dhe të mos tolerojnë opozitën", thotë gazetari Sik.