1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë për pushtet në Turqi - Do të ndalohet AKP?

Kater ish-gjeneralë dhe nje gazetar u arrestuan në Turqi nen akuzen per ultranacionalizem. Për shkak të arrestimeve të së martës në Turqi gjendja është tensionuar.

Demonstratë kundër përdorimit të shamisë së kokës

Demonstratë kundër përdorimit të shamisë së kokës, Stamboll 2007

Kush dhe çfarë fshihet pas arrestimeve të kritikuesve djathtistë të qeverisë të zhvilluara në ditët e fundit? Disa dyzina njerëzish u arrestuan në aksione të organizuara në mbarë Turqinë me pretendimin se kanë planifikuar rrëzimin e qeverisë. Të akuzuarit, ndër ta katër ish-gjeneralë e një gazetar i përkasin një rrjeti ultranacionalist, i cili mban emrin e Ergenekonit, vendlindjes mitike të turqve. Edhe vrasjet e një prifti italian dhe gazetarit turk, Hrant Dink duhket se shkojnë për llogari të këtij rrjeti. Autoritetet bënë të ditur se se shpejti do të prezantojnë prova për këto pretendime deri më tani të pavërtetuara.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan

Opozita bën fjalë për metoda të përdorura nga Hitleri apo Stalini, sepse personat e arrestuar, janë persona të njohur dhe kritikues të qeverisë. Ata kujtojnë se vala e arrestimit erdhi të martën, pikërisht në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme po paraqiste para gjykatës kushtetuese argumentat pse ka hapur procedurën për ndalimin e AKP-së.


Udhëheqja e ushtrisë, e cila mendohet të fshihet pas kërkesës për ndalimin e AKP-së, fillimisht u rezervua. Por kur në media filluan spekullimet, nëse shtabi i përgjithshëm kishte qenë i informuar për arrestimet e oficerëve të lartë, doli para shtypit të mërkurën zëvëndëskomandanti i ushtrisë, Ilker Basbug me një pamje të nervozuar duke pohuar se: "Spekullimet e bëra publike ditëve të fundit për një lidhje të mundshme mes takimit tim me kryeministrin në datën 24 qershor dhe arrestimeve të ditës së martë nuk kanë asnjë bazë te vërtete."

Osman Paksut, bën të ditur vendimin e Gjykatës, 31 mars 2008

Osman Paksut, bën të ditur vendimin e Gjykatës, 31 mars 2008

Kështu u shpreh Basbug. Sipas tij kjo temë nuk luajti asnjë rol në takimin me kryeministrin. Këto janë teori komplotiste, dhe ata që i përhapin këto teori duhet të pyesin nëse me këtë çojnë ujë në mullirin e atyre forcave që duan të prishin imazhin e ushtrisë. Basbug: "Ne të gjithëve na kërkohet të ruajmë gjakftohtësinë dhe të sillemi me përgjegjësi."

Pikërisht kjo deklaratë komentohet nga disa analistë si një sinjal që durimi i gjeneralëve po i afrohet kufijve të rrezikshëm.

Partia në pushtet do të përgjigjet ditën e enjte edhe njëherë para gjykatës kushtetuese për akuzën e tentimit të ngritjes së shtetit islamik. Por kjo parti mund të dëshmojë se në vitet e qeverisjes së saj vendi është afruar me BE-në. Vendimi i gjykatës kushtuetuese do të pritet në fund të muajit. Në rast se AKP-ja ndalohet duket se ajo do të riformohet dhe do të shpallë zgjedhjet e parakohshme, kjo po qe se konflikti mes forcave profetare dhe kemalistëve nuk ka dalë jashtë kontrollit.


  • Data 03.07.2008
  • Autor Gunnar Köhne
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EVMw
  • Data 03.07.2008
  • Autor Gunnar Köhne
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EVMw