1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë për pushtet në prag të Kongresit në Kinë

Me rreth 3000 delegatët parlamenti kinez është më i madhi në botë, por edhe njëri nga më të pafuqishmit. Të hënën (05.03.) fillon mbledhja vjetore e tij nën shenjat e luftës për pushtet.

Salla e Madhe e Popullit ku do të mbahet kongresi

Salla e Madhe e Popullit ku do të mbahet kongresi

Në Sheshin e ruajtur mirë të Paqes Qiellore në qendër të Pekinit këto ditë patrullojnë më shumë forca sigurie se zakonisht. Flamuj gjigantë të kuq e zbukurojnë Sheshin dhe Sallën e Madhe të Popullit. Shkaku: të hënën (05.03.2002) nis mbledhja e përvitshme e Kongresit Kombëtar Popullor, që nga pikëpamja formale është organi më i lartë ligjvënës në Kinë.

Me 3000 delegatë, Kongresi Kombëtar Popullor është parlamenti më i madh i botës. Por ai vazhdon të jetë një organ që vetëm u jep bekimin vendimeve që ka marrë Partia Komuniste, thotë Joseph Cheng, shkencëtar i shkencave politike në City University of Hongkong.

"Kuadri i gjerë i hartimit të politikës është krejtësisht në duart e Partisë Komuniste. Në Kongresin Kombëtar ka shumë-shumë vend për diskutime, e për të bërë pazar për poste. Por ndikimi dhe pushteti i Kongresit Kombëtar Popullor mbetet i kufizuar."

Vërtet që Kongresi Kombëtar nuk ka thuajse fare pushtet të vërtetë. Por pushteti legjislativ i Kinës është një nga forumet më të rëndësishme për të ndërmjetësuar midis krahëve të ndryshme të Partisë Komuniste dhe midis pozicioneve të ndryshme politike. Në një raport për llogaridhënie, fillimisht kryeministri Wen Jiabao do t'i informojë deputetët dhe publikun për punën në qeveri. Përballë gjendjes së vështirë ekonomike në botë, fokusi i mbledhjes së sivjetme do të jetë në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik, parashikon agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Pas një rritjeje ekonomike prej 9,2 përqind, ekspertët presin këtë vit një ftohje të dukshme të ekonomisë kineze. Por njëkohësisht vendit i duhet të luftojë me një shkallë të lartë inflacioni. Kryeminstrit Wen Jiabao do t'i duhet t'u japë në Kongresin Kombëtar Popullor përgjigje shumë pyetjeve që presin.

Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao

Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao

"Si do të veprojë udhëheqja kineze me situatën ekonomike? A do të ketë masa për stimulimin e ekonomisë apo qeveria do të rrijë e tërhequr, për të luftuar inflacionin dhe për të shmangur një rritje të madhe të çmimeve në tregun e imobilieve?"

Veç kësaj, qeveria do të flasë në seancë plenare për masat e marra për ndërtimin e një sistemi të sigurimeve sociale, për këtë Cheng është i sigurtë.

Kina ndodhet këtë vit para ndërrimit të pushtetit. Në kongresin e 18-të të partisë në vjeshtë, udhëheqja rreth kryetarit të partisë Hu Jintao dhe kryeministrit Wen Jiabao do të hapë vend për një brez të ri. Koha deri në kongres është delikate për qeverinë, thotë gazetari i Hongkongut, Willy Lam. Udhëheqja kineze dëshiron të përcjellë me çdo kusht përshtypjen e unitetit dhe të stabilitetit:

"Unë nuk besoj se do të diskutohen çështje të caktuara kritike. Ky është viti i fundit nën drejtimin e Hu-së dhe të Wen-it. Prandaj unë besoj se ata do të arsyetojnë edhe njëherë politikën e tyre të dhjetë viteve të fundit."

Autor: Christoph Ricking/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 05.03.2012
  • Fjalët kyç China
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14EpM
  • Data 05.03.2012
  • Fjalët kyç China
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14EpM