1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë për pushtet në Pakistan - Gjyqësori dhe ushtria kundër qeverisë

Krizë në Pakistan: qeveria në Islamabad po sulmohet në të njëjtën kohë nga disa drejtime. Përveç mosmarrëveshjeve të kabinetit qeveritar me organet e drejtësisë ka shpërthyer edhe një konflikt mes qeverisë dhe ushtrisë.

Kryeministri pakistanez, Yusuf Raza Gilani

Kryeministri pakistanez, Yusuf Raza Gilani

Qeveria e Islamabadit po sulmohet nga të gjitha anët. Kur të enjten kryeministri Gilani, pas dëgjimit të tij u largua nga Gjykata Supreme jashtë u shoqërua me thirrjet "tradhëtar, tradhëtar". Dhe avokati i Gilanit u përpoq që të bind gazetarët e mbledhur ta dëgjojnë atë: "Mos u shqetësoni, këta janë të gjithë miqtë e mi," ... tha me ironi avokati dhe miku i partisë së kryeministrit. Po ashtu edhe Gilani u përpoq që shqetësimet t'i largojë me buzëqeshje. Jo, ashtu siç mund të ketë qenë pritur, me kokën poshtë por me një shprehje optimiste në fytyrën e tij, kryeministri u paraqit në Gjykatën Supreme.

A do ta përballojë qeveria pakistaneze këtë presion?

Pamje nga Larkana, Pakistan

Pamje nga Larkana, Pakistan

"Ajo që ne shohim tani, dhe këtë e them me shumë kujdes, është se gjyqësori është kthyer në një lojtar aktiv në këtë luftë për pushtet. Dhe ajo duket qartë se është përcaktuar për njërën palë", shprehet analisti politik pakistanez, Saroop Ijaz.

Betejën me ushtrinë qeveritë e zgjedhura në Pakistan e zhvillojnë për dekada të tëra. Tani kësaj beteje i shtohet edhe një palë e tretë, pra gjykatësit të cilët akuzojnë kryeministrin për mosveprim në luftë kundër konrrupsionit.

Konkretisht ata kërkojnë që Gilani t'iu shkruajë një letër autoriteteve zvicerane, në mënyrë që atje të ripahet një procedurë për pastrim të parave kundër presidentit Zardari. Kjo refuzohet nga kryeministri me argumentin se presidenti - si kudo në botë - është i paprekshëm. Një argument goxha e mirë, mendon eksperti i Pakistanit në Organizatën për të drejtat e njeriut "Human Rights Watch", Ali Dayan Hasan: "Rrethanat ligjore janë të qarta. Presidenti pakistanez gëzon me Kushtetutën e vendit dhe në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare imunitet."

Ushtria mund t'i marrë qeverisë pushtetin

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Sidoqoftë, aktualisht duket sikur fati i kësaj qeverie është varur në një fije të hollë peri. Nëse me të vërtetë është në pushtetin e gjykatësve, për të këputur ose jo këtë fije, ka mendime të ndryshme.

"Gjykata Supreme e Pakistanit ka një histori të larmishme. Ajo në të kaluarën ka legjitimuar grushtshtetas, ajo ka legjitimuar diktatorë ushtarak", kujton ish diplomatja indiane, Leela Ponappa.

Për një marrje të pushtetit nga ushtria përshpërisin përsëri vëzhguesit e ngjarjeve në Pakistan. Edhe pse nuk ka mundësi që një gjë e tillë të ndodhë menjëherë - ushtria është institucioni i dytë me të cilin përplaset qeveria. Në fillim të mandatit të saj në vitin 2008, qeveria u përpoq një herë për të futur nën kontrollin, civil shërbimin sekret me famë botërore ISI. Por politikanët u tërhoqën nga planet e tyre ende pa kaluar 24 orë të plota. Pa dyshim nën presionin e ushtrisë.

Autor: Kai Küstner / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama