1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë për pushtet në Jemen - Opozita bashkohet në rezistencë

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh ndodhet para fundit të tij. 100 të vdekur brenda një muaji dhe akte rebelimi në të gjithë vendin, një ushtri që i bindet vetëm pjesërisht dhe një qeveri në gjendje shpërbërjeje.

default

Salehu megjithatë u tregua mjeshtër i mbijetesës politike

Eksperti për Jemenin, Gregory Johnsen e përshkruan lëvizjen heterogjene opozitare, e cila synon dorëheqjen e Salehut: "Numri në rritje i njerëzve, që janë bashkuar me lëvizjen protestuese përfshin ndërkohë të afërm të grupeve të ndryshme separatiste nga jugu i vendit, kryengritës nga veriu, të afërm të fiseve nga zona të tjera, si edhe studentë e aktivistë, e që prej së hënës (21.3.) edhe anëtarë të partisë së tij dhe pjesëtarë të ushtrisë."

Dossierbild 3 Proteste im Jemen

Lëvizja protestuese në Jemen është më heterogjene se në vendet e tjera arabe dhe së shpejti mund të shpërbëhet

Që diktatori i shkathët qendroi kaq gjatë në pushtet, këtë ai ia dedikon talentit të tij të theksuar për patronazh dhe manipulim: "Presidenti Saleh, mundi të qendronte në pushtet, sepse ia kundërvuri rivalët politikë njeri-tjetrit. Ai arriti që ata t'ia nxijnë jetën njëri-tjetrit, në vend që të bëjnë aleancë kundër tij. Por pikërisht kjo ndodhi tani: të gjithë armiqtë e tij janë bashkuar në një aleancë të përkohshme, për një synim të caktuar dhe e kanë mendjen te ai. Dhe ai nuk do të arrijë që ta mbijetojë këtë."

Armiqtë janë bashkuar në një aleancë të përkohshme

Që në vitin 1978, kur Ali Abdullah Salehu erdhi në pushtet, askush nuk i dha atij shanse afatgjata. Elham Manea ka lindur në Egjipt, ka nënshtetësi jemenitase dhe jep mësim shkenca politike në universitetin e Zyrihut: "Kur erdhi, askush nuk mendoi se do të qendronte më gjatë se disa muaj në pushtet, përpara se ta largonin ose ta vrisnin."

Në Jemenin e sunduar tradicionalisht nga fiset, Salehu megjithatë u tregua mjeshtër i mbijetesës politike, duke e perfeksionuar sistemin e patronazhit, duke thirrur gjithnjë e më shumë anëtarë të familjes në pozicione me rëndësi strategjike dhe duke i qetësuar kundërshtarët me bamirësi financiare.

Jemen Proteste 2011

Revoltat vijnë në radhë të parë nga të rinjtë në qendrat pak urbane

Por për këtë Salehu, i cili e qeveris Jemenin e Veriut që më 1978 dhe Jugun që prej bashkimit në vitin 1990, nuk ka më mjete. Ai nuk ka më para. Nga njëra anë, sepse të ardhurat nga nafta, të cilat përbëjnë 75% të buxhetit shtetëror, janë prej vitesh në ulje. Nga ana tjetër, sepse shpenzimet shtetërore rriten vazhdimisht, meqenëse popullata shtohet me ritme të shpejta dhe në Jemen ka një papunësi prej 35%.

Kjo situatë delikate ka bërë që të revoltohen në radhë të parë të rinjtë nga qendrat pak urbane Sada, Sanaa dhe Taiz, thotë njohësja e Jemenit, Manea. Në veri të vendit, Salehu ka vite që lufton kundër klanit të "Huthi"-ve, të cilët kundërshtojnë qeverinë qendrore në Sanaa. Probleme fisesh dhe sektesh, prezenca aktive e rrjetit të Al Kaidës, korrupsioni në lulëzim dhe mungesa e të gjitha strukturave shtetërore kërcënojnë që ta kthejnë Jemenin në një shtet të dështuar.

Autor: Dominik Peters/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10gLj
  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10gLj