1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Luftë për pushtet - Kush mund të zotërojë gazsjellësit e Evropës

Koncerni rus Gazprom duket se i ka ofruar koncernit energeitik gjerman, RWE, partneritet në projektin e gazsjellësit italiano-rus "South Stream" duke minuar kështu projektin evropian të gazsjellësit Nabucco.

Gazpromi do të pengojë konkurentin Nabucco në tregun e gazit

Gazpromi do të pengojë konkurentin Nabucco në tregun e gazit

Shefi i gjigantit energjetik, Jürgen Großman, sipas një rapotimi të gazetës "Handelsblatt" bëri të ditur se RWE do t'i qëndrojë angazhimit të saj si partnere e gazsjellësit Nabucco. Ky gazsjellës do të zgjerojë spektrin e burimeve të gazit dhe në plan afatgjatë do të pavarësojë furnizimin enegjetik nga Rusia.

Gazprom, monopolisti rus, do të arrijë që të fusë si partner koncernin RWE në projektin e ngritjes së gazsjellësit jugor, South Stream, me të cilin do të transportohet gazi përmes Detit të Zi në Bullgari, më pas në Evropën Juglindore. Konkurrencë ofron konsorciumi i drejtuar nga firma austriake OMV me gazsjellësin Nabucco i cili kalon përmes Azisë Qendrore në Turqi dhe pastaj në Evropë.

Gazsjellësi Nabucco do të pavarësojë Evropën nga Rusia

Gazsjellësi Nabucco do të pavarësojë Evropën nga Rusia

Nabucco pa furnitorë

Gasjellësi Nabucco nuk do të shfrytëzojë burimet ruse të gazit. Për udhëheqjen ruse, të lidhur ngushtë me Gazpromin, kjo është halë në sy. Megjithatë Nabuco, ku merr pjesë edhe koncerni gjerman RWE nuk ka kontrata të rezistueshme me vendet aziatikoqendrore. Negociatat me Irakun dhe Iranin aktualisht nuk po rrjedhin siç pritej. Rusia përpiqet ndërkohë përmes kontratave që iu ofron furnizuesve potencialë t'i zërë rrugën pronarëve të Nabucco-s.

Në rast se Gazpromi ia del të shkëpusë koncernin RWE nga klubi i Nabucco-s, kjo dotë thoshte goditje e rëndë për projektin i cili financohet nga Komisioni Evropian në Bruksel.

Komisari i BE për energjinë, Günther Oettinger

Komisari i BE për energjinë, Günther Oettinger

Nabucco - një shans por i pasigurt

Komisari për energjinë në BE, Günther Oettinger tha për radion gjermane Deutschlandfunk: "Nabucco është një shans, por nuk është i sigluar. Bëhet fjalë për shumë miliarda, që duhet të investohen në fushat e gazit, në rrjetin e linjave të funrnizimit nga Austria përmes shteteve anëtare të projektit si Turqia, Gjeorgjia në Azerbajxhan. Bëhet fjalë për shumën e nevojshme prej 30 miliardë metërkubikë në vit, të cilat nuk i plotësonte Azerbajxhani. Kjo do të thotë ky projekt është një ngrehinë komplekse, por do të ishte në interes të BE-së dhe shanset janë të mira."

BE do të përfshijë burime të tjera

Komisioni i BE-së pret që firmat pjesëmarrëse në projekt deri në fund të vitit të sqarojë nëse dhe kur do të mund të fillojnë me ndërtimin e gazsjellësit. Deri më tani furnizimimet e para përmes Nabucco-s janë parashikuar në vitin 2014 ose 2015.

Grafik i gazit rus drejt Evropës

Grafik i gazit rus drejt Evropës

Rusia dhe Gjermania po ndërtojnë aktualisht gazsjellësin Nord Stream që kalon nëpër Detin e Veiut. Një pjesë e këtij gazsjellësi do të jetë gati vitin e ardhshëm. Rusia më pas mund të furnizojë Evropën me gaz pa kaluar nëpër vendet tranzite, si Ukraina apo Bjellorusia. Në tregun botëror të gazit ka lëvizje, pasi Evropa po merr gjithnjë e më shumë gaz të lëngshëm përmes transportit me anije. Çmimet e gazit po ulen, gjë që mund të dobësojë pozicionin rus.

Pokeri për gazin luhet nga ish-anëtarë të qeverisë së atëhershme të koalicionit socialdemokrat-të gjelbër. Rusia ka siguruar bashkëpunimin e ish-kancelarit Gerhard Schröder, ky është mik i ngushtë i kryetarit të bordit të RE, Jürgen Großmann. Ndërsa ish-ministri i Jashtëm i kabinetit të Schröder-it, Joschka Fischer bën lobing për projektin evropian Nabucco.

Autor: Bernd Riegert/Lindita Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 15.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OIy9
  • Data 15.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OIy9