1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë nervash në Azinë Lindore

Krijimi i një zonë të mbrotjur ajrore nga Kina në Detin Lindor i ka trazuar marrdhëniet paqësore me Japoninë. Zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden po tenton rolin e mediatorit mes Kinës dhe Japonisë.

Zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden foli për "marrdhënie të reja" mes fuqive botërore, duke përdorur fjalët "besim" dhe "të hapur". Në të njëjtën kohë, ai e kritikoi krijmin e një zone ajrore mbrojtëse si një "akt provokativ".

Biden thuhet se ka ndërtuar marrdhënie të mira me Presidentin e Kinës Xi Jinping në vitet e shkuara. Por Xi Jinping nuk ishte i përgatitur të bisedonte për zonën e re ajrore. Roli i SHBA-së si mbrojtëse e Japonisë dhe garantuese e lundirmit të lirë, është në kundërshtim me prentendimet territoriale të Kinës dhe rritjen e vetbesimit të saj në çështjet ekonomike dhe ato ushtarake.

Japonia, Kina dhe SHBA aktualisht janë partnerë tregtarë. Shkëmbimet tregtare mes tre vendeve arritën në shumën e 736 milionë eurove në vitin 2012. Duke pasur parasysh këtë fakt, Biden planifikoi që në turin e tij në Azi të diksutojë për çështjet ekonomike.

Por më 23 nëntor një zëdhënës i Ushtrisë së Kinës deklaroi krijimin e një zone të mbrojtjes ajrore në Detin Lindor të Kinës, pa u konsultuar më parë me fqinjët e saj. Kina deklaroi se të gjitha mjetet fluturuese brenda kësaj zone ose duhet t'u binden urdhërave, ose rrezikojnë të përballen me "masat e mbrojtjes emergjente".

Marina e SHBA-së

Marina e SHBA-së

Stil i ri agresiv

Kjo lëvizje shtoi një çështje të re në axhendën e Biden. Kjo zonë mbulon edhe një grup ishujsh të pabanuar që kinezët i quajnë Diaoyu, ndërsa japonezët Senkaku.

Krijimi i kësaj zone ajrore tregon stilin politik agresiv të Kinës, sipas Willy Lam, ekspert për Kinën në Hong-Kong. "Xi Jinping është shumë i afërt me gjeneralët e tij dhe unë mendoj se ai synon ta projektojë Kinën si një ‘fuqi e madhe' duke marrë masa të tilla", thotë Lam. Ai shtoi se ky pozicionon shumë më mirë Kinën në rajonin aziatik të Paqësorit.

Xi Jinping mund ta ketë gabim. Fqinjët e Kinës e kanë parë me shqetësim një gjë të tillë. Tokio dhe Seuli janë bashkuar të dy edhe pse ata janë duke debatuar për shkëmbimnjtë në det.

Duke ngritur në fluturim avionët B-52 mbi zonë, SHBA-ja dha një mesazh të qartë se kjo zonë nuk do të respektohet. Japonezët, koreanët dhe madje tajvanezët ngritën gjithashtu avionët në këtë zonë pa marrë leje nga Pekini, por nuk ka pasur asnjë përgjigje provokative nga Kina.

Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden në Kinë

Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden në Kinë

Kina luan kartën nacionaliste

Reagime pati edhe në Internet. Në një intervistë për DW, Frank Umbach, ekspert i Azisë Lindore thotë se "lidershipi kinez mund ta kontrollojë nacionalizmin, që është i fuqishëm në radhë e të rinjve, të cilët e shprehin shumë në Internet".

Mesazhi nga media shterërore për vizitën e Biden ishte i qartë. "China Daily" akuzoi Biden për njëanshmëri për vizitën e tij në Japoni. Për Lam, kjo nuk është një rastësi. "Xi Jinping është duke përdorur nacionalizmin për të legjitimuar pushtetin e Partisë Komuniste", thotë ai.

Në të kaluarën Kina është munduar të paraqitet tek fqinjët e saj si "paqësore", ndërsa tani Pekini duket se po shkon në një rrugë tjetër. Lam pret që të krijohen zona të tjera ajrore të mbrotjura mbi detin e Verdhë dhe Detin e Kinës Jugore.