1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë me kohën në Japoni - Detyrë është nxjerrja e shpejtë e viktimave nga gërmadhat

Gjermania ka dërguar Japoni 44 ndihmësa të Organizatës Federale të Ndihmës Teknike si dhe qenë të stërvitur për katastrofa. Detyrë kryesore e këtyre ekspertëve është të konstatojnë e nxjerrin viktimat.

Ndihmësit e THW në zona tërmeti

Ndihmësit e THW në zona tërmeti

Gjermania e siguroi Japoninë pas katastrofës shkatërrimtare të tërmetit për mbështetjen e saj, dhe jo vetëm me para dhe këshilla të mira: të shtunën (12.3.) në orën 13:30 sipas orës së Gjermanisë, nga aeroporti i Hahnit u nis një avion me 38 ndimësa, tri qenë për gjetjen e viktimave dhe 12 tonë materiale në bord. Për shkak të zhvillimit dramatik në centralin atomik japonez Fukushima, nisja e ekipit u vonua me rreth një orë, meqenëse ekspertët u desh të pajisen më të ashtuquajturit dozimetra, për matjen e rrezatimeve eventuale radioaktive. Ata janë trupa e shpejtë e ndërhyrjes e kontigjentit gjerman të mbrojtjes së katastrofave - burrat dhe gratë e ekipit SEEBA të Organizatës Federale të Ndihmës Teknike (THW).

Të gatshëm për fluturim brenda gjashtë orëve

Duhen vetëm gjashtë orë pas dhënies së alarmit nga Ministria e Brendshme- dhe forcat e ndërhyrjes janë të gatshme për fluturim në aeroport, kështu shprehet zëdhënësi i THW, Oliver Hochedez: "Ekipi i SEEBA-s përbëhet gjithsej nga 36 anëtarë të Organizatës Federale të Ndihmës Teknike, këtu bëjnë pjesë që nga këshilltarët e fushës së ndërtimit, te mjekët e të gjitha degëve profesionale, të cilët janë natyrisht të përshtatshëm edhe për këto situata dëmtimesh. Ndihmësat kanë kaluar sigurisht të gjitha kualifikimet speciale dhe vetëm atëherë lejohet të angazhohen."

Japan Erdbeben Tsunami

Ende një numër i madh të humburish pas shkatërrimeve në Japoni

Pajisjet e trupës së ndërhyrjes qendrojnë të paketuara të gatshme në çdo kohë në arka metali të lehtë; këtu bëjnë pjesë aparate dhe mjete për konstatimin e vendndodhjes dhe gjetjen e personave nën gërmadha, gjeneratorë për energji elektrike, pajisje mjekësore, çadra dhe ushqim- SEEBA duhet të jetë në gjendje të operojë në mënyrë krejt të pavarur të paktën për 10 ditë në një zonë katastrofash.

Ndihma vihet në lëvizje pas miratimit nga vendi në nevojë

Natyrisht, forcat e ndihmës nuk hipin në avion pa dakordimin e një vendi të prekur nga katastrofa: "Gjithçka kalon gjithmonë në nivelin, që Gjermania ofron ndihmë, si tani aktualisht në Japoni dhe Japonia thotë pastaj, Po, ndihmë do të pranojmë. Pastaj ne dërgojmë ekipe me porosi të qeverisë gjermane. Shumicën e rasteve pastaj, Kombet e Bashkuara marrin përsipër koordinimin në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të mbërrijë gjithçka aty ku duhet, dhe që ndihma të mos dyfishohet."

Japan Erdbeben Tsunami

Pamje nga katastofa

Mbërritja sa më e shpejtë në vendin e ngjarjes është A dhe O për një mision të suksesshëm të një ekipi të Organizatës Federale të Ndihmës Teknike (THW): kur pas një tërmeti, pas një rrëshkitjeje toke ose një cunami ka njerëz të mbetur nën gërmadha, atëherë për forcat e shpëtimit fillon një luftë e pamëshirshme me kohën. Megjithëse herë pas here ndodh që njerëz të nxirren gjallë nga gërmadhat edhe pas një jave, pas 72 orësh shanset pakësohen, meqenëse edhe viktima të paplagosura atëherë mund të vdesin nga etja.

Autor: Michael Gessat/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 14.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10YZG
  • Data 14.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10YZG