1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Luftë kundër piraterisë - Nis në Hamburg procesi kundër piratëve somalezë

Piratët u arrestuan në Kepin e Afrikës në pranverë të këtij viti, pasi kishin marrë me dhunë një anije hamburgase. Ky është procesi i parë i kësaj natyre para gjykatës së Hamburgut qysh prej 400 vjetësh.

default

Ata erdhën me anije të lehta, por të shpejta, ishin të armatosur rëndë me predha anti-tank dhe me kallashnikovë. Dhjetë burra, të cilët donin të zaptonin anijen e mallrave "Taipan" të tipit kontenier. Kur piratët u ngjitën në bord, ekuipazhi ishte tërhequr në një hapësirë të sigurtë në brendësi të anijes dhe anija kishte ngecur në vend. "Taipani" luhatej në oqean. Ushtarët hollandezë e vunë nën kontroll anijen pas katër orësh, thotë Prokurori i lartë, Wilhelm Mëllers.

Deutschland Somalia Prozessauftakt gegen Piraten in Hamburg

Procesi kundër piratëve në Hamburg

"Kjo është një situatë e qartë. Në fund të fundit të pandehurit janë kapur dhe arrestuar në veprim e sipër, përkatësisht në bordin e anijes."

Përveç një ushtari holandez, i cili rrëshqiti nga anija, nuk duhet të jetë plagosur askush tjetër. Prokurori i Hamburgut i akuzon dhjetë somalezët për grabitje të njerëzve dhe sulm ndaj transportit detar. “Prokuroria bazohet kryesisht në thëniet e dëshmitarëve okularë. Ne kemi dëgjuar dëshmitarë të anijes “Taipan”, veçanërisht kapitenin këtu. Pastaj kemi në zotërim prova materiale, këtu përfshihen në veçanti armët e zjarrit, dy granatahedhëse, shkallët e konfiskuara.”

Para këtyre dëshmive nuk do ta kenë të lehtë as 20 avokatët e piratëve para Gjykatës së Landit në Hamburg. Ndoshta avokatja Gabriele Hainecke i thekson për këtë arsye kushtet kaotike në Somali, nga ku e kanë prejardhjen piratët e dyshuar. “Somalia është një vend, ku nuk mund të jetojë njeri. Somalia është vendi më i varfër, më kaotik dhe më i tmerrshëm, që mund ta imagjinosh, që në këtë kohë tiranizohet nga milicët Al Shabaab. Askush, që dëshiron të kalojë një jetë dinjitoze aty, nuk mund të mbijetojë."

Për prokurorin kjo luan njëherë për njëherë një rol minimal. Ashtu si për Roland Hëger, shefin e kompanisë së anijeve Komrowski në Hamburg, të cilit i përket edhe anija e kidnapuar “Taipan “.

NO FLASH MS Taipan Piraten Prozess Deutschland Somalia

Marinsat hollandezë çlirojnë anijen gjermane Taipan, të grabitur nga piratët

"Ne presim një vendim në drejtim të një dënimi të drejtë lidhur me plaçkitjen e njerëzve, kidanpimin dhe rrëmbimin."

Prej fillimit të verës dhjetë piratët e dyshuar ndodhen në Hamburg në paraburgim, deri tani ata nuk janë deklaruar për akuzat. Avokatja Gabriele Heincke lë të hapur faktin, nëse klienti i saj në gjykatë do të dëshmojë për të gjitha, apo nuk do të thotë asgjë. “Ai është një nga njerëzit në Somali, që nuk kanë mundur të mbijetojë në Somali, që kanë uri, që kanë pasur një familje, ose që ka një familje, për të cilën ai është i shqetësuar.”

Nëqoftëse shpallen fajtorë,familjet e piratëve të dyshuar duhet që për një kohë të gjatë të jetojnë pa burrat e tyre. Masa e dënimit është ndërmjet pesë dhe pesëmbëdhjetë vjet. Vendimi pritet nga pranvera e ardhshme.

Autor: Dietrich Lehmann/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 22.11.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QFL9
  • Data 22.11.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QFL9