1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Luftë korrupsionit - BE i mbyll Bullgarisë rubinetin e ndihmave

Në asnjë vend tjetër të BE-së korrupsioni nuk është kaq i përhapur sa në Bullgari. Pas paralajmërimeve Brukseli vendosi tani sanksione ndaj Sofies.

default

BE i mbyll Bullgarisë rubinetin e ndihmave

Komisioni i BE-së vendosi për herë të parë sanksione kundër një shteti anëtar të saj, sepse kishte shkelur parimet bazë të unionit. Bullgarisë do t´i hiqen fillimisht më shumë se 800 milionë euro ndihma. Shkak është se në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar nuk po bëhen përparime. *

Brukseli është treguar i rreptë ndaj Sofjes dhe Bukureshtit. Rumania në raportin e BE-së është kritikuar dhe Bullgaria është ndëshkuar. Kjo flet për besnikërinë ndaj parimeve dhe për vendosmërinë e bashkësisë, për të vazhduar zgjerimin e BE-së sipas kritereve të Kopenhagës.

BE e vendosur për të vazhduar zgjerimin

Që prej pranimit të dy shteteve të Evropës Juglindore me 1 janar 2007 janë shtuar kritikat se Rumania dhe Bullgaria u pranuan shumë shpejt. Përgjigja e komisionit të BE-së në raportet e fundit është e tillë. Të pjekur për pranimin ishin që të dyja, vetëm se procesi i reformave ka mbetur në vend dhe zbatimi i kritereve të vlefshme për anëtarët lë për të dëshëruar.

Po përse nuk u aktivizuan atëherë klauzolat e sigurisë për Bullgarinë dhe Rumaninë? Komisioni i BE-së ka konstatuar si duket, që këto klauzola janë pa vlerë, si p.sh. mosnjohja e vendimeve të gjykatave bullgare, e cila ishte në diskutim, gjë që vetëm do të dobësonte sistemin juridik të vendit gjithsesi të dobet.


Si gjest politik klauzolat e sigurisë për qytetarët e BE-së dhe për Sofien dhe Bukureshtin që të kishin bërë përshtypje, por efekt të vertetë ka një tjetër instrument. Paratë e ndihmave. Dhe në rastin e Bullgarisë BE ka përdorur këtë mjet.

Korrupsion në administratë dhe procesin e tenderimeve


Sepse në qëndrimin ndaj parave nga të tri programet e pranimit ISPA, SAPARD und PHARE pasqyrohen problemet më të mëdha të Bullgarisë: Korrupsioni në administratë dhe në ndarjet e tenderave, pushteti i rrjeteve kriminale dhe gjysmëkriminale dhe së fundi pëfshirja e përfaqësuesve të lartë qeveritarë në përvetësimin e parave të BE-së.

Sinjal për vendet pretendente për anëtarësim

Që komisioni ka bllokuar gjithsej 824 milionë euro për Bullgarinë, është një mesazh që nuk i drejtohet vetëm Sofies. Kjo vlen edhe për pretendentët për anëtarësim. Në radhë të parë për Kroacinë, por edhe për Turqinë, për Maqedoninë dhe pastaj për të gjithë Ballkanin perëndimor. Dhe ky mesazh është i qartë. Paratë e taksave të qytetarëve të BE-së nuk duhet të përfundojnë në asnjë mënyrë në mocalin e korrupsionit dhe kriminalitetit.


Kështu problematikën e luftimit të korrupsionit dhe të kriminalitetit, të mungesës së demokracisë dhe të transparencës në shtetet e reja anëtare BE i ka paketuar në një masë të dukshme dhe të kuptueshme duke mbyllur rubitetin e ndihmave financiare.

Presioni i Brukselit shton besimin e bullgarëve te BE-ja

Brukseli do të kishte mundur të shkonte edhe më tej. Deri në momentin e fundit ishte fjala edhe për një kërcënim, që do të bllokonte më shumë para. Të 11 miliardë eurot e parashikuar për Bullgarinë në buxhetin e 2013-ës . Por ky kërcënim u hoq nga raporti si pasojë e presionit politik.

Në se ky gjest i dëshirës së mirë të qeverisë do t´i motivonte pozitivisht Sofien dhe kandidatët për pranim nuk dihet. Fakt është, që pozicioni i vazhdueshëm kritik i Brukselit dhe presioni i vazhdueshëm për luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit e ka shtuar shumë shpejt besimin e bullgarëve te BE. Dhe ky është lajmi i dytë i mirë për kandidatët për pranim.

  • Data 24.07.2008
  • Autor Alexander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ej9S
  • Data 24.07.2008
  • Autor Alexander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ej9S