1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Luftë e hapur në internet ?- Rriten sulmet e hakerave ndaj kompjuterave gjermanë

Rrjetet gjermane të kompjuterave vihen në shënjestër të hakerave. Regjistrohen sulme në rritje ndërkohë që dyshimet bien mbi Kinën.

default

Pamje simbolike

Kur flitet për cyberwar, të ashtuquajturën luftën në internet, duket sikur flitet për ndonjë luftë të së ardhmes dhe harrohet se kjo lloj lufte ka kohë që është bërë realitet. Fjala është për përdorimin e teknikës digjitale për të sabotuar rrjetet e kompjuterave të palës kundështare, për të vjedhur informacione ose madje për t'i vënë këto rrjete nën kontroll. Zyra federale gjermane për Mbrojtjen Kushtetuese njoftoi se numri i sulmeve ndaj rrjeteve të kompjuterave të institucioneve shtetërore në Gjermani është rritur në mënyrë masive, dhe bëri përgjegjës në radhë të parë për këtë autoritetet kineze në Pekin.

Sulmet dyshohet se vijnë nga Kina

Dr. Sandro Gaycken, punonjës pranë Institutit të Universitetit të Shtutgartit për Filozofinë e Teknikës dhe Teorinë e Shkencës mendon se njoftime të tilla nuk janë vetëm për të bërë panik: "Jo, kjo i përgjigjet realitetit. Për një periudhë kohe është vënë re shtimi i sulmeve përmes internetit dhe gjithashtu edhe i vendeve dhe i institucioneve nga vijnë të tilla sulme, për këtë një paralajmërim i tillë është realist."

Sandro Gaycken Universität Berlin

Dr. Sandro Gaycken punonjës shkencor

Dyshimi i autoriteteve gjermane se shumica e sulmeve vijnë nga Kina lidhet sipas Gaycken me faktin se së fundi SHBA kanë konstatuar vazhdimisht sulme të tilla nga Kina, ngaqë adresa e fundit që mund të konstatohej ishte një adresë kineze dhe se Kina ka një strategji shumë të hapur për spiunazh: "Kjo "Strategji e 1000 kokrrizave të rërës" sikurse quhet në Kinë do të thotë që të mbledhim sa të jetë e mundur më tepër njohuri nga perëndimi. Kinezët janë marrë shumë edhe me spiunazh përmes internetit dhe për këtë besohet se për çdo lloj sulmi që ushtrohet përmes kompjuterash në Kinë, është përgjegjëse Kina."

Interes në rritje për të forcuar mbrojtjen

Hakerët përpiqen të mbledhin informacione shtetërore për çështje ekonomike, çështje të sigurisë dhe informacione që lidhen me taktikat e qeverive të ndryshme. "Deri diku ata janë të sukseshëm dhe mendoj se shifra e sulmeve të sukseshme që ne nuk kemi arritur ta konstatojmë është shumë e lartë. Po ashtu kemi rastin e sulmit të madh të hakerëve nga Kina ndaj kompjuterave të zyrës së kancelares. Gjatë këtij sulmi janë vjedhur të dhëna në një sasi prej disa terabajtësh dhe ndër to duhet të ketë edhe informacione të rëndësishme."

China Taiwan Computer Hacker

Një haker i paindentifikuar tajvanez përpiqet të hyjë në një faqe interneti të qeverisë kineze

Për shkak se fenomeni "cyberwar", pra lufta në internet, është një fenomen relativisht i ri, shumë vende nuk i kanë marrë seriozisht masat mbrojtëse. Tani interesi për marrjen e masave mbrojtëse po shtohet, "sepse numri i hakerëve ushtarakë është shtuar në të gjithë botën dhe jo vetëm në Kinë, në botë ka rreth 140 vende që kanë trupa të tilla në ushtri dhe tani duhet që të përgatitemi edhe në këtë drejtim." - thotë Dr. Sandro Gaycken, punonjës pranë Institutit të Universitetit të Shtutgartit për Filozofinë e Teknikës dhe Teorinë e Shkencës.

DLF/Pandeli Pani

Redaktoi: Lindita Arapi