1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Luftë burokracisë - Kursime milionëshe nga heqja e rregullave pa kuptim

Në vitin 2006, burokracisë iu shpall luftë nga politika gjermane. U ngrit i ashtuquajturi "Këshill i kontrollit të normave". Ky grup pune shqyrton ligjet nëse ato kanë kuptim dhe sa kushtojnë.

default

Të ngarkuarit, të cilët do të kujdesen që të ketë më pak ligje, janë në fakt juristë dhe specialistë të administratës. Ata duket se janë në rrugën më të mbarë për ta realizuar me të vërtetë synimin që ka caktuar si detyrë qeveria federale. Prej 25 përqind e direktivave të tepërta, gjithsesi u eleminuan 22 përqind. Eshtë e papërfytyrueshme se çfarë ka qenë dikur ligj e urdhëresë në Gjermani. Në "Qendrën nacionale për shpenzimet burokratike" punon profesori Volker Wittberg së bashku me "Këshillin e kontrollit të normave" për ta eleminuar përgjithmonë tepricën e burokracisë:

"Kështu për shembull, në bazë të një direktive të BE ka qenë e detyrueshme që komunat të raportojnë numrin e trëndafilave, lakrave etj, pra të japin një raport vjetor për gjendjen se sa nga këto bimë rriten në komunat përkatëse."

Symbolbild Verwaltungssprache

Natyrisht që u hetua se si mund të vinte puna deri te një direktivë e tillë. Meqenëse nuk u gjet ndonjë shpjegim, urdhëresa u eleminua. Së bashku me mijëra urdhëresa të tjera. Disa prej tyre kërkonin që qytetarët të lajmëronin pastrimin e trotuarëve dhe të fasadave të shtëpive, pronarët e kioskave me mundësi për t'u ulur duhet të vërtetonin se kishin në dispozicion një numër vendesh parkimi ose që qytetet të regjistrojnë montimin dhe çmontimin e tabelave të qarkullimit dhe t'ia transmetojnë këtë landeve. U llogarit edhe se sa taksa ka kushtuar burokracia vetëm për qytetet: u arrit në konkluzionin se mund të kurseheshin 400 milionë euro dhe 8 milionë orë pune. Edhe sipërmarrjeve gjermane u duhet t'u përmbahen 153 detyrimeve për raportim, të cilat kërkojnë shpenzime të mëdha kohe dhe energjie, pavarësisht nga qarkullimi ekonomik i shënuar.

Grupi i punës, të cilit i duhet të reduktojë burokracinë, eleminoi disa prej këtyre detyrimeve për raportim. Kursimi për sipërmarrjet: 18 miliardë euro. Johannes Ludewig është kryetar i grupit të punës:

"Ne jemi vendi i parë në Evropë, ku tani po bëhen transparente në mënyrë sistematike për çdo ligj të ri dhe me shpenzimet e lidhura me të, pra jo vetëm për shpenzimet burokratike, por edhe ato pasuese, të cilat rezultojnë nga një ligj. Në Evropë kjo nuk bëhet askund në këtë mënyrë", thotë Ludewig.

Autor: Wolfgang Dick / Auron Dodi

Redaktoi: E. Xhani