1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Luftë apo ??? - Misioni i Bundesverit në Afganistan

Bundesveri nuk ka të bëjë më në Afganistan vetëm me sulme sporadike, por me një sfidë sistematike.

Ushtar gjerman i trupave ISAF

Ushtar gjerman i trupave ISAF

Ushtarët gjermanë vranë dje në veri të Afganistanit së paku një civil, i cili kishte hyrë me shpejtësi të lartë me makinë në pikën e kontrollit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin shoferi nuk kishte reaguar ndaj të shtënave paralajmëruese. Prokuroria në Pocdam po shqyrton, nëse kundër ushtarëve duhen nisur hetime.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Debati ideologjik nëse misioni i Bundesverit duhet quajtur luftë apo jo, ka së paku një meritë. Ai dëshmon për situatën e ndryshuar, me të cilën konfrontohen ushtarët gjermanë në veri të Afganistanit në zonën, ku janë të vendosur. Qëllimi fillestar për të siguruar ushtarakisht rindërtimin e vendit dhe stabilizimin e tij politik duhet ndryshuar në atë masë, sa ç' ka ndryshuar sjellja e armikut. Bundesveri nuk ka të bëjë më vetëm me sulme aty-këtu, por me një sfidë sistematike. Me këtë ai duhet të konfrontohet për t'u përballur me akuzat e disa aleatëve se gjermanët u shmangen luftimeve. Zhvillimet në Kundus janë luftimet e para disi të mëdha sipas modelit të ri."

"Nürnberger Zeitung" vëren:

"Ushtarët gjermanë ndodhen në mision në Afganistanin e largët por jo në luftë, meqë juridikisht kjo do të kishte pasoja. Ata mund të "bien", apo për merita të veçanta mund të marrin ndonjë urdhër, por nuk duhet ta ndjekin armikun për ta penguar atë që të vrasë shokët e tij. Dhe nëse ata vrasin si tani para Kundusit për të mbrojtur të tjerët, vjen prokuroria nga Pocdami. Prej burokratëve gjermanë të zyrave kërkohet në mënyrë të turpshme që në zonën e krizës të bëhet seleksionimi i mbeturinave dhe respektimi i shpejtesisë 30km/orë në kampin gjerman. A është edhe kjo pjesë e lirisë, që mbrohet në Hindukush?"

Autor: Ina Verbica
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 21.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Itpy
  • Data 21.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Itpy