1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

LSI-ja e Ilir Metës del nga koalicioni opozitar i kryesuar nga PS-ja e Edi Ramës

Konsensusi i brishtë politik për reformën zgjedhore në Shqipëri rrezikohet nga ndarje dhe pakënaqësi të partive të vogla.

default

Ilir Meta

Ajo që i ofron tani Ilir Meta së majtës opozitare në Shqipëri është bashkimi i saj në një koalicion tjetër, të drejtuar nga partia e tij, krahas atij ekzistues të drejtuar nga PS-ja e Edi Ramës. Duke shpallur njeherazi koaslicionin e ri dhe aresyen e daljes prej tij Ilir Meta tha: „ Koalicioni i vjetër opozitar ka qenë deri tani inekzistues, madje ai nuk ka ekzistuar që pas zgjedgjeve lokale të 18 shkurtit 2007. Në kushte të tilla dhe të prishjes së tij të njëanshme shpallin sot krijimin e koalicionit të ri “E majta për integrim.“

Ajo që duket se ka mbushur kupën e pakënaqësive të LSI-sö ndaj Partisë Socialiste është injorimi i partisë së tij në marrjenn e vendimeve të rëndësishme, sidomos për reformën zgjedhore. Duke akuzuar liderin socialist, Edi Rama, se ka arritur një marröveshje të fshehtë me liderin e demikratëve në pushtet, Sali Berisha, që reformimi i sistemit zgjedhor t’u lërë atyre monopolin në tregun e politikës në Shqipëri, Ilir Meta publikoi edhe qëllimin e formimit të koalicioni të ri, shpëtimi i vendit nga masakra elektorale e radhës që po përgatitet.

A do ta ndjekin partitë e tjera opozitare Ilir Metën?

Nga të pesë partitë që bëjnë pjesë në koalicion ka reaguar vetëm Partia Social- Demokrate. Kreu i saj, Skënder Gjinushi, shpall që nuk do t´i bashkohet koalicionit të ri, të drejtuar nga Ilir Meta.

Dalja e Ilir Metës nga koalicioni opozitar bëhet kur nga zgjedhjet parlamentare të radhës ka mbetur vetëm një vit. Fragmentarizimi i koalicinit të majtë në dy kahe ka gjasa të sjellë dobësimin në tërësi të së majtës, përballë një të djathte në pushtet që tani për tani e ka shmangur copëtimin.

  • Data 22.02.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBfg
  • Data 22.02.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBfg