1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lotë gëzimi! Festa e madhe e bashkimit të Gjermanisë

Në natën e 3 Tetorit 1990 mijëra njerëz festuan në Berlin bashkimin e Gjermanisë. Politikanët kishin lënë pas muaj të të tërë negociatash të vështira, përfundimi i të cilave, nuk dihej aspak.

default

Fishekzjarre para Rajshtagut në natën e Tetorit 1990

Natën kur Rajshtagu i Berlinit përndritej nga një shpërthim gjigand fishekzjarresh, shumë njerëz kishin lotë në sy. Ata ishin dëshmimtarë të një procesi historik, të cilin as gjermanët dhe as njerëzit në shtete të tjera nuk e besonin si të mundshëm. Përmes një revolucioni paqësor, qytetarët e RDGJ-së (Republikës Demokratike Gjermane)kishin përmbysur regjimin socialist, dhe kishin përzënë nga kolltuqet qeveritarët. Në këtë proces nuk ra asnjë e shtënë, askush nuk u lëndua. Në datën e 3 Tetorit 1990, RDGJ-ja iu bashkua Republikës Federale, - gjermanët filluan të jetojnë sërish në një shtet të përbashkët.

Presidenti Richard von Weizsäcker e bëri të qartë atë natë lidhjen mes bashkimit të Gjermanisë dhe bashkimit të kontinentit evropian: „Ne gjermanët jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë, dhe duam t'i shërbejmë paqes në një Evropë të bashkuar.“ Kështu tha Weizsäcker pak para shpërthimit të fishekzjarreve.

Flash-Galerie Richard von Weizsäcker wird 90 Wiedervereinigung 1990

Gjermanët janë sërish të bashkuar. Në shkallët e Rajshtagut, nga e majta në të djathtë, ministri i Jashtëm Hans-Dietrich Genscher (FDP), bashkëshortja e kancelarit, Hannelore Kohl, kancaleri Helmut Kohl (CDU) presidenti gjerman Richard von Weizsäcker, dhe në cep Lothar de Maiziere, kryeministri i fundit i RDGJ-së

Pa gjumë

Ish-shefi i zyrës së kancelarit, Rudolf Seiters la pas vetes javë intensive. Si njeriu i besuar i kancelarit Helmut Kohl, ai ishte i pranishëm në shumë ngjarje të 12 muajve të shkuar. Në natën para festës të bashkimit, ai fle në Selinë Federale në Berlin, - atëherë ish-selia e „të plotfuqishmit të qeverisë gjermane në Berlin“. Gjumë nuk kishte. Seiters kujton: „Unë mendoja për negociatat që zhvillova për lejimin e udhëtimit të refugjatëve të ambasadave, për skenën me Hans-Dietrich Genscherin në ballkonin e ambasadës gjermane në Pragë, për fjalimin tim para Bundestagut me rastin e Rënies së Murit – Helmut Kohli ishte në Varshavë – dhe më pas për fjalimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Helmut Kohlit para kishës së Zonjës së Mirë „Frauenkirche“ në Dresden.

Helmut Kohl Rudolf Seiters

Kancelari gjerman, Helmut Kohl, në mes dhe ministri i zyrës së kancelarit, Rudolf Seiters në një takim në 23. gusht 1990

323 ditë plot tension

Që nga Rënia e Murit të Berlinit deri më 3 Tetor 1990 kishin kaluar 323 ditë. Për politikanët e të dy vendeve, këto ishin ditë të vështira negociatash dhe vendimesh me pasoja. Para së gjithash në Republikën Demokratike asgjë nuk ishte si më parë. Nga shteti i njësuar socialist, deputetët e Kuvendit Popullor të zgjedhur në mars 1990 nxorrën një strukturë federale shtetërore, me të cilën hapej rruga që landet e reja të mund të bashkoheshin me landet e Perëndimit . Në të njëjtën kohë u shpërbë aparati shtetëror i kontrollit dhe u fut marka gjermane. Nxitimi me të cilin vepronte qeveria federale ishte i arsyetuar. Evropa që prej lëvizjeve reformatore në pjesën lindore ishte në transformim, gjithkund njerëzit kërkonin liri lëvizjeje dhe ndryshim të sistemit politik.

Gorbatschow und Weizsäcker

Presidenti gjerman Richard von Weizsäcker dhe kryetari i shtetit dhe partisë sovjetike Michail Gorbatschow

Iniciuar nga motoja "Glasnost dhe Perestrojka" - "Transparencë dhe ristrukturim" që lindi në Bashkimin Sovjetik dhe më pas u përhap gjithandej me shpejtësi, në të gjitha shtetet e Evropës lindore kishin nisur lëvizjet e protestave. Rudolf Seiters kujton: "Atëherë bëhej fjalë për një orientim shumë të kujdesshëm të një procesi që nuk kishte sjellë shqetësim dhe frikë vetëm në Moskë, por edhe në vendet e tjera perëndimore."

Dritare për bashkimin

Dëshira gjermane për bashkim ndeshi në skepticizmin e disa kryeqyteteve evropiane. Kjo dëshirë kishte përhapur shqetësimin e një Gjermanie të fortë në qendër të kontinentit. Kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, hapur bënte propogandë kundër bashkimit, presidenti francez, Françios Mitterrand po ashtu nuk ishte përkrahës i një Gjermanie të bashkuar.

Bildgalerie Helmut Kohl und Mitterand

Helmut Kohl dhe presidenti francez Francois Mitterand në samitin e bashkësisë evropiane në Strasburg 1989

Edhe në Bashkimin Sovjetik nuk priteshin me buzëqeshje zhvillimet në Evropë. Sepse fuqia botërore e dikurshme po humbiste gjithnjë e më shumë influencë ndaj atyre shteteve që ishin më parë të organizuar nën Traktatin e Varshavës dhe paraqisnin një kundërpeshë ndaj NATO-s dhe regjimit kapitalist. Në Perëndim i trembeshin një puçi kundër Sekretarit të Përgjithshëm, Mikael Gorbatçov, përmes të cilit mund të vihej në pikëpyetje miratimi i Bashkimit Sovjetik për çështjen e bashkimit gjerman.

Bashkimi gjerman në fokusin e politikës botërore

Gjermanët kishin fatin me vete. Sepse ajo kohë që më vonë u quajt "dritare e bashkimit", ekzistoi vetëm në vitin 1990. Asnjë ngjaje tjetër e politikës botërore nuk e tërhiqte vëmendjen nga procesi i bashkimit gjerman. Pak më vonë do të kishte qenë më ndryshe, sepse vëmendja e politikës botërore u orientua nga Iraku, i cili në fillim të gushtit 1990 sulmoi shtetin fqinj Kuvajtin dhe e gëlltiti si një provincë të tijën. Në mesin e vitit 1991 sërish bota mbajti frymën, pasi disa gjeneralë dhe pjesë të Ushtrisë së Kuqe morën pjesë në një puç kundër Mikael Gorbatçovit. Nëse këto ngjarje do të ishin zhvilluar një vit më parë, procesi i bashkimit të Gjermanisë do të kishte qenë më i komplikuar dhe do të kishte marrë më shumë kohë. Por në vitin 1990 zhvillimet në Gjermani ishin të vetmet zhvillime të rëndësishme në fokusin e politikës ndërkombëtare.

Dresden Deutsche Einheit

Drezdeni feston në natën 3 Tetorit 1990 në sheshin e Teatrit bashkimin e Gjermanisë

Bundestag gjithëgjerman

Ende nuk ishin hequr kapsollat e fishekzjarreve, kur zhvilluan seancën e përbashkët deputetët e Bundestagut dhe ata të Kuvendit Popullor të RDGJ-së. Dy muaj më vonë u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare për të gjithë Gjermaninë që nga viti 1932. Fituesi i qartë i këtyre zgjedhjeve ishte koalicioni kristiandemokrat/kristiansocial dhe liberal me në krye Helmut Kohlin.

Autor: Matthias von Hellfeld / Lindita Arapi

Redaktoi: Vilma filaj-Ballvora

  • Data 03.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PPoG
  • Data 03.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PPoG