1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Los Anxhelos kundër Deutsche Bank

Los Anxhelos është duke vazhduar betejën ligjore ndaj të ashtuquajturit “pronar i barakave” Deutsche Bank. Banka gjermane akuzohet se ka lënë të shkatërrohen pronat e saj në këtë qytet.

Një gjykatë e Los Anxhelos ka vendosur të vazhdojë gjykimin e padisë së ngritur nga qyteti kundër Deutsche Bank me akuzën se është duke i lënë pronat e saj të shkatërrohen dhe po i shkakton një plagë qytetit. E quajtuar edhe "pronarja e barkave", banka me bazë në Frankfurt, akuzohet se ka shpërngulur qindra banorë me të ardhura të pakta.

Gjykatësja Superiore e Los Anxhelos Elihu Berle ka hedhur poshtë padinë civile të Deutsche Bank të bërë në vitin 2011, ku kjo e fundit kërkonte të mbante pronat e saj. Padia e qytetit erdhi pas padisë federale të vitit 2011 ku Deutsche Bank u akuzua për përgjegjësi në shkaktimin e krizës ndërkombëtare të ekonomisë duke dhënë 40 mijë kredi personave që nuk mund t'i kthenin paratë mbrapsh.

Avokati i qytetit Carmen Trutanich thotë se me këtë vendimtë gjykatës "hapet rruga që çështja të përparojë dhe banka të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj të patolerueshme".

Deutsche Bank mohon

Deutsche Bank nuk pranon asnjë përgjegjësi për rënien e vlreës së 166 pronave që përmenden në padinë civile. Banka thotë se ato u janë dorëzuar menaxherëve të pronave dhe janë ata që mbajnë përgjegjësi ligjore.


"Gjykata nuk dha asnjë fakt që të provonte përgjegjësinë direkte të Deutsche Bank", deklaroi banka në një njoftim për shtyp. Por një studim i bërë nga kompania e vlerësimit të pronave Zillow rezulton se pothuajse gjysma e 400 shtëpive që zotëron banka në Los Anxhelosin jugor, janë në gjendie të keqe
Aktivistët thonë se bankat shkaktuan kolapsin e vitit 2008 dhe takasapaguesit Amerikanë ndihmuan sektorin bankaar me rreth 700 miliard dollarë. Ndërsa tani, thonë aktivistët, bankat po shpërblejnë njerëzit duke u bllokuar pronat dhe nga ana tjetër po u japin shpërblime të majme drejtuesve të tyre.

Taktikat e "pronarit të barakave"

Zyrtarët e qytetit të Los Anxhelos akuzojnë Deutsche Bank se udhëheq një grup qiradhënësish të cilët sillen si "pronarë barakesh" duke shkelur ligjet federale, shterëore dhe ato të qytetit duke mbajtur banesat në kushte të këqija.

Në padinë e qytetit thuhet se DB gjatë viteve 2007-2008 ka bërë të sajat më shumë se 2,200 prona. Shumë nga këto prona ishin në gjendie të keqe dhe banka nuk ëbërë asgjë për t'i mirëmbajtur, thonë zyrtarët e qytetit.
Si presion për të detyruar bankën të mirëmbajë pronat e saj qyteti vendosi një gjobë prej 2500 dollarësh në ditë. Shumë nga këto prona ndodhen në Los Anxhelosin jugor dhe në Veri-Lindje të luginës San Fernando. Zyrtarët e qytetit thonë se në këto zona kanë rënë çmimet e pronave dhe është rritur krimi.

Sipas llogratitjeve të ekspertëve qyteti ka humbur 480 milion dollarë nga taksat e pronave nga vitit 2008 deri në 2012. Disa analistë thonë se përpjekja e qytetit për t'i marrë pronat bankës është një gjë e mirë, por sërish do të duhet shumë kohë që situata të kthehet në realitet.

Ekspertët thonë që duhet të zbatohet një plan pilot i qujatur "E drejta për qira", plan që është zbatuar në Irlandë. Familjet që nuk kanë patur mundësi të paguajnë kreditë, nuk janë nxjerrë nga banesat e tyre, por janë detyruar të paguajnë një qira mujore. Nëse do të zbatohej një gjë e tillë në SHBA do të prekeshin 700 mije familje.