1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Londra sërish në shënjestër të terrorit

Nga dy sulme terroriste në Londër gjetën vdekjen gjashtë vetë.

Në qendër të Londrës pati dy sulme terroriste. Një kamion i vogël u përplas ndaj një grupi këmbësorësh në Urën e Londrës, kurse sulmi tjetër terrorist ndodhi në tregun Borough. Sipas policisë nga sulmet gjetën vdekjen gjashtë vetë si dhe tre sulmuesit.

Nëse ndërmjet dy sulmeve ka ndonjë lidhje është ende e paqartë. Në Urën e Londrës përveç kamionit që u përplas me disa kalimtarë në trotuar, thuhet se ata u sulmuan edhe me thika. Sipas dëshmitarëve okularë shoferi i kamionit e drejtoi qëllimisht automjetin drejt njerëzve.

Në tregun Borough, zonë mjaft e njohur për baret dhe restorantet ka pasur një sulm thikë si dhe të shtëna.

Kancelarja Merkel shpreh ngushëllime

Kancelarja Angela Merkel shprehu keqardhjen për sulmin e fundit terrorist në Londër. Ajo shpreh ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre dhe "solidaritet për miqtë tanë britanikë dhe për të gjithë njerëzit në Londër", thuhet në një deklaratë të kancelares. Merkel përsëriti se Gjermania është e vendosur dhe i qëndron përkrah Britanisë së Madhe në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit. Ata shprehën  simpatinë e tyre.