1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Londra do të ulë tatimet për t'u bërë tërheqëse

Qeveria britanike kërkon të pengojë me anën e uljes së taksave që pas Brexit-it firmat të largohen nga Britania e Madhe. Ministri gjerman i Financave, Schäuble i kritikon planet britanike.

Kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May synon që me normën më të ulët të tatimeve nga të 20 vendet më të mëdha të industrializuara dhe në ekspansion, t'i mbajë në Britaninë e Madhe sipërmarrjet që duan të largohen që aty pas Brexitit. "Objektivi im nuk është vetëm që te kem tatimin më të ulët për sipërmarrjet në G20, por edhe një taksë që mbështet gjerësisht inovacionet," bëri të ditur May të hënën në një fjalim para shoqatës së sipërmarrjeve CBI. Së shpejti May tha se do të paraqesë plane të detajuara për këtë.

Sipas një informacioni të "Daily Telegraph" May planifikon që tatimin mbi fitimin e sipërmarrjes ndoshta ta ulë nën 15 përqind. Aktualisht, norma është te 20 përqind. Me këtë synohet që të tërhiqen në Britaninë e Madhe edhe sipërmarrje nga vende të tjera. Shumë sipërmarrje vendase druhen që me daljen e planifikuar nga BE do të kenë humbje. "Ne duam një marrëveshje, që të jetë më e mira për Mbretërinë e Bashkuar", tha May në lidhje me negociatat për të dalë nga BE.

Modeli Irlanda

Kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May

Në Evropë është para së gjithash Irlanda ajo që me norma të ulëta tatimore ka tërhequr koncerne ndërkombëtare. Në Irland norma tatimore është 12,5 përqind. Në Gjermani norma tatimore është tek rreth 30 përqind. Edhe presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump u pati premtuar në fushatën elektorale firmave se do ta ulë në 15 përqind normën tatimore.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble i sheh në mënyrë kritike planet britanike për tatimet. Britania e Madhe është ende anëtare e BE dhe e lidhur në këtë mënyrë me ligjet evropiane, tha Schäuble të hënën në Berlin. Nëse një ditë Britania e Madhe nuk do të jetë më anëtare e BE, edhe atëherë ajo është e detyruar të respektojë marrëveshjet e Grupit G20 -"sidoqoftë, po të jenë njerëz korrektë". Sepse në takimin e nivelit të lartë të G20-ës në Antalya u ra dakord që të veprohet pikërisht kështu, tha Schäuble.

Objektivi: forcimi i industrisë 

Llogaria pas uljes së tatimeve është shpresa për ta gjallëruar në këtë mënyrë ekonominë dhe për të tërhequr më shumë investorë. Në këtë mënyrë, të ardhurat mbeten njësoj ose në rastin ideal shtohen, sepse vërtet që ulet përllogaritja e taksave, por zgjerohet baza ku taksat duhet të paguhen detyrimisht.

Veç kësaj, qeveria britanike kërkon të intensifikojë më shumë kërkimet dhe zhvillimin vitet e ardhshme. Deri në vitin 2020 shteti do të shpenzojë çdo vit dy miliardë paund (2,3 miliardë euro), për të investuar veçanërisht në teknologjitë e reja si në teknikën e robotëve, si dhe në bioteknikë dhe në teknikën mjekësore, bëri të ditur zyra e kryeministres Theresa May.