1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Londinezët flasin për motin, berlinezët flasin per veten e tyre

Berlinezët kanë probleme me çështjen e lirisë së fjalës. Lirinë e fjalës së të tjerëve. Mos guxoni të flisni për gjërat, që nuk ju pëlqejnë atje. Ky është qyteti “ynë” dhe ne do të luftojmë për dinjitetin e tij.

Porta e Brandenburgut

Porta e Brandenburgut

Njerëzit, të cilët kanë obsesione janë të rrezikshëm. Dhe nëse dikush vuan nga kjo sëmundje, është ajo e berlinezëve të “rinj”. Pa marrë parasysh se nga cili kontinent kemi ardhur, ne kemi diçka të përbashkët: e adhurojmë këtë qytet.

Ne sillemi si pushtues, të cilët zbuluan një tokë të shenjtë. Ne duhet të mbrojmë atë nga fyerjet. Për ne Berlini nuk krahasohet me çdo qytet tjetër gjerman, me çdo qendër tjetër kulturore evropiane, apo çdo vend tjetër në univers. Kjo është pjesë e parajsës sonë imagjinare.

Në këtë parajsë jetojnë edhe politikanët, ose të paktën ata pretendojnë një gjë të tillë. Kohët e fundit më ra në dorë një fletëpalosje nga Social Demokratët.

Fjalia e parë e fushatës së tyre ishte "Berlini është qyteti, që nuk ka të dytë." (Padyshim qe kjo është!)

Them se kjo është diçka, që i bën të lumtur votuesit në Berlin. Tregojuni atyre se ju e doni qytetin dhe ata do të jenë të kënaqur. Ose jepuni atyre mundësinë për t'u shprehur.

Berlini me aktivitete të panumërta

Ishulli i muzeve me Bodemuze dhe muzeun Pergamon

Ishulli i muzeve me Bodemuze dhe muzeun Pergamon



Këtë muaj për shembull ishte Festivali vjetor i Dritave, ku organizatorët projektuan mesazhe për fansat e Berlinit mbi Portën e Brandenburgut.

Dhe sigurisht në periudha të tjera të vitit Berlini ka Festivalin e Filmit, Javën e Modës dhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit. Kush do t'ia dijë, nëse Javët e Modës në Milano, Paris, apo Nju Jork janë të shënuara në ngjarjet ndërkombëtare të modës? Berlinezët kanë filxhanët e tyre të çajit dhe kjo është gjithçka, që ka rëndësi.

Berlini ka vendosur rekorde të reja për numrin e turistëve, të kompanive të projektimit, të klubeve më të mirë në botë, metropoli më ekologjik në Evropë, transporti më i mirë publik, dhe natyrisht stacionin e trenit me magjepsës në Evropë.

Kush tjetër në botë do të organizonte një festë në qiell të hapur të kushtuar stacionit të trenit, ashtu si bënë berlinezët në muajin maj për stacionin e tyre qendror, për të festuar pesëvjetorin e tij?

I gjashti nga dhjetë më të mirët në botë

Turiste me hartë para Reichstag

Turiste me hartë para Reichstag



Unë, që nuk ndryshoj shumë nga miqtë e mi berlinezë, më pëlqen të kontrolloj renditjen e qyteteve më të mira në botë për të jetuar, me shpresë se Berlini do të jetë përsëri në 10 më të mirët. Sipas një indeksi të fundit nga Instituti për Strategjitë Urbane në Tokio, ai renditet 6-i, pas New York-ut, Londrës, Parisit, Tokios dhe Singaporit. Jo keq.

Ne e duam qytetin tonë dhe ne nuk kemi frikë ta themi me zë të lartë. Me aq zë të lartë, sa ndonjëherë na dhembin veshët tanë. Vetëm disa ditë më parë kryetari i bashkisë së Berlinit, Klaus Wowereit, njoftoi fillimin e një fushate promovimi për kryeqytetin, në Facebook. “ Make it a Million”, “Bëhuni një milion", që synon mbledhjen e një milion mesazheve dashurie për Berlinin. Fansat në të gjithë botën janë ftuar të ngarkojnë videot e tyre nga 30 sekonda. Këto video mund të përmbajnë këngë, fotografi, madje edhe poezi.

Author: Lavinia Pitu/Amarildo Topi

Redaktoi: Angjelina Verbica