1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Londër: Brexit-i në kaos

Një Brexit i shpejtë apo negociata të tejzgjatura? Ende askush nuk e ka të qartë në Europë, se çfarë dëshiron Londra dhe si do t'i çojë përpara përgatitjet për daljen nga Bashkimi Europian.

"A nuk mund t'i thjeshtojmë gjërat?" pyet Michael Gove në komitetin e ri të Brexit, strukturë e dhomës së ulët të parlamentit britanik. Ai kërkon një "divorc të shpejtë" me BE. Gove, një nga ithtarët e njohur pro Brexit, dëshiron t'i japë fund një debati të ndezur për mungesën e planeve të qeverisë për daljen nga BE, i ndezur së fundmi në mediat britanike.

Vëmendjen e tërhoqi një shënim i brendshëm i konsulentit të ekonomisë të Deloitte, në fillim të javës. Ekspertët shkruajnë se qeverisë britanike i duhen 30.000 nëpunës për të përgatitur negociatat e vështira të Brexit, dhe si më parë nuk duket një plan i qartë për këtë. Presioni ndaj kryeministres Theresa May rritet. Ajo duhet të përcaktojë një linjë për negociatat që duhet të fillojnë në Prill 2017.

Sir Simon Fraser, funksionar i lartë britanik konfirmoi dilemën e qeverisë britanike. "Ende ndodhemi në fazën e mbledhjes së informacionit, dhe nuk kemi një plan të mirëfilltë. Qeveria duhet të shtojë tempin, nëse kërkon aktivizimin e nenit Nr. 50 në Prill. Edhe Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, në takimin e ministrave të Jashtëm të BE nuk e qartësoi pozicionin e qeverisë së tij. Sipas tij, ai pret që Britania e Madhe të braktisë unionin doganor, por do të mbetet pjesë e tregut të lirë rë brendshëm në BE.

Qeveria e Mayt pa plan

Maria Dermertzis nga instituti Bruegel në Bruksel paralajmëron. "Duhet të mbetemi logjikë, nëse e braktisim rrugën e arsyes, duhet të jetojmë me pasojat." Ekspertja e vëren me ironi kaosin e vazhdueshëm për Brexit, sepse pavarëisht se çfarë thuhet tani, nuk dihet nëse ato zbatohen. "Parashikimet nuk kanë vlerë tani."

Debati i Brexit është kthyer në kaos. Katër muaj pas referendumit qeveria nuk ka plan, veçse qëndrime kontroverse për mënyrën e largimit nga BE. "Pjesa tjetër e Europës i pret britanikët, dhe pasiguria vazhdon", thotë ekspertja Martia Dermertzis. Që tani kjo gjendje sjell pasoja ekonomike. Por se si do të zhvillohen bisedimet varet edhe nga zgjedhjet në Francë dhe Gjermani në vitin e ardhshëm. "Zgjedhjet në Gjermani dhe Francë janë vendimtare. Po qe se aty diçka rrëshqet, çdo gjë është e mundur."