1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lojrat olimpike, Kina dhe Evropa: Re në qiellin politik

Në një debat të mërkurën në parlamentin evropian nuk u ra në ujdi për bojkotimin e lojrave olimpike. Ndërsa kinezët janë zemëruar me Evropën

default

Parlamenti evropian

Megjithëse komiteti ndërkombëtar olimpik dhe shoqata të tjera të sportit kanë vendosur të mos bojkotojnë lojrat olimpike, diskutimi nuk është mbyllur ende. Në mjaft vende evropiane diskutohen pro und contra-t për lojërat olimpike. Madje Parlamenti evropian ka diskutuar të mërkurën eventualisht për bojkotimin e lojërave olipmike.

I pari që e hodhi idenë e bojkotimit të lojrave olimpike ishte deputeti i të gjelbërve në parlamentin evropian Daniel Kon Bednit, i dyti, presidenti i tij, Hans Gert Pëtering.

Presidenti i PE në diskutimin e djeshëm nuk e përjashtoi një mundësi të të tillë. Në fillim të debatit në parlamentin evropian, presidenti i tij, Hans Gert Pöttering theksoi:

"Çdo politikan i përgjegjshëm duhet t'i shtrojë pyetjen vetes nëse ai do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojrave olimpike, po qe se udhëheqja kineze nuk përpiqet për fillimin e dialogut dhe qetësimit të situatës.

Ndërsa politikani i CDU-së, Elmar Brok e quan si rrugë të gabuar bojkotimin e lojrave olimpike. Elmar Brok u shpreh se kërcënimi për bojkotim nuk e zgjidh problemin themelor. Thjesht ishte gabim që në vitin 2001 u mor vendimi për zhvillimin e lojrave olimpike në Pekin thotë ai.

"Për Kinën ato janë një çështje politike me qëllim të prezantimit të vetes, nuk do të isha kundër për t'ja prishur një qejf të tillë, por nuk ka kuptim mendoj unë ta bëjmë këtë në kurriz të sportistëve."

Edhe në partinë socialdemokrate nuk ka pozicionim të qartë për këtë çështje. Megjithatë tek socialdemokratët dhe të gelbrit evropianë mbizotërojnë zërat për bojkotim. Socialdemokrati gjerman në parlamentin evropian, Jo Lainen shprehet se është detyrim moral i parlamentit evropian të pozicionohet qartë pro një Tibeti të lirë dhe Pekinit t'i tregohet karta e kuqe për sjelljen brutale ndaj demonstruesve në Lasa:

Por për debatet në Evropë nuk tregojnë mirëkuptim njerëzit e thjeshtë në Kinë. Tundja e kokës është reagimi i më i butë i tyre kur dëgjojnë për debatet në parlamentin evropian për bojkot të lojrave olimpike. Kritikat nga perëndimi jo vetëm që

nuk priten mirë në Pekin, por shumica janë të habitur.

"Jam shumë i zemëruar kur dëgjoj këtë. Lojrat olimpike janë një gala e madhe për vetë sportistët. Ato nuk kanë të bëjnë me politkën."

Edhe një grua kineze është tepër e zemëruar:

"Unë jam shumë e zemëruar. Sepse neve na u garantua në arenën ndërkombëtare që Kina do të jetë mikpritësja e lojrave olimpike 2008. Kjo u tha ndersa tani ata nuk e mbajnë premtimin.

Në qiellin politik po mblidhen retë, nëse do të bjerë shi, kjo varet nga BE thotë një studiues i institutit ndërkombëtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

  • Data 27.03.2008
  • Autor Astrid Freyesen/Peter Heilbroner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVRV
  • Data 27.03.2008
  • Autor Astrid Freyesen/Peter Heilbroner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVRV