1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Loja Xhirga diskuton për pajtim me kryengritësit

Në çelje të Loja Xhirgës në kryeqytetin afgan Kabul atentatorë vetëvrasës të talibanëve hodhën një raketë kundër mbledhjes. Të tjerë kryen shkëmbime zjarri me policinë. Ata donin ta sabotonin xhirgën e paqes.

Delegatë në Xhirgën e paqes në Afganistan

Delegatë në Xhirgën e paqes në Afganistan

Presidenti Hamid Karzai nuk kishte folur tamam për herë të parë për kryengritësit, kur erdhi komenti i tyre i parë për xhirgën e paqes: disa qindra metra më tej se vendi i mbledhjes ra një raketë:

Por Karzai qendroi i qetë:

Presidenti afgan Hamid Karzai flet para delegatëve të xhirgës

Presidenti afgan Hamid Karzai flet para delegatëve të xhirgës

"Qendroni ulur, qetësohuni, me shpërthime të tilla jemi mësuar prej kohësh, edhe djali im i vogël e njeh zhurmën e tyre,"

kërkoi kryetari i shtetit dhe i qeverisë së Afganistanit nga delegatët e Asamblesë Konsultative.

Në një kohë kur në qytet ranë raketa të tjera dhe kur kryengritësit dhe forcat e sigurisë zhvilluan shkëmbime zjarri, Karzai e vazhdoi fjalimin e tij pa u turbulluar:

"I dashur Talib, mos lejo që Afganistani të vuajë edhe më tej, mos shkatërro vetveten. Ti dhe unë, ne jemi të dy afganas, le ta ndërtojmë së bashku vendin tonë", u bëri thirrje presidenti ekstremistëve islamistë.

Oferta me kufij ndaj ekstremistëve

Me këmbëngulje kërkoi kryetari i shtetit nga kryengritësit që të zhvillojnë negociata, u bëri thirrje për pajtim 1600 afganasve, të cilët do të diskutojnë ditët e ardhshme për oferta ndaj talibanëve, Rrjetit Hakkani, Hisbi Islamit dhe të tjerëve.

Sulmet errësojnë punimet e xhirgës (02.06.)

Sulmet errësojnë punimet e xhirgës (02.06.)

Presidenti afganas theksoi megjithatë edhe kufijtë e ofertave ndaj ekstremistëve: tërheqjen e trupave të huaja, një kusht ky i talibanëve për nisjen e negociatave, ai e refuzoi në mënyrë të prerë dhe kërkoi prej tyre që t'i ndërpresin marrëdhëniet me Al Kaidan:

Martin Koble, zëvendës i të dërguarit të posaçëm i OKB-së për Afganistanin e përshëndeti fjalimin e Karzait:

"Ai e tha qartë që bashkësia ndërkombëtare këtu ka vlerën e saj...për 100 vjet nuk do t'ia dilnin mbanë kësaj."

Bazë për konsultimet e Xhirgas është një "program paqeje dhe riintegrimi", për të cilin ka rënë dakord qeveria afganase me bashkësinë ndërkombëtare. Në parim thirrja u drejtohet të gjithë ekstremistëve islamikë, të cilët janë të gatshëm të heqin dorë nga lufta e armatosur dhe të respektojnë kushtetutën e vendit.

Kritikë të programit të integrimit tërheqin vëmendjen, që reduktimi i kryengritjes në faktorë ekonomikë nuk mban parasysh gjithë faktorët, që shkaqet janë shumë më komplekse.

Zëvendësi i të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së, Martin Kobler mendon megjithatë se koncepti ka shanse.

"Pyetja që shtrohet për ne si bashkësi ndërkombëtare megjithatë është: si ta sjellim paqen dhe stabilitetin. Natyrisht që për çështje të veçanta gjithnjë mund të thuash, a ka dobi ky hap apo jo. Por mendoj se linja e përgjithshme këtu është ajo e duhura."

Autor: Sabina Matthay/Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 03.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ng5P
  • Data 03.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ng5P