1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Loja e macës dhe miut në industrinë automobilistike amerikane

A do të ketë ndihma për koncernet automobilistike amerikane? Me javë të tëra politikanët, qeveria dhe sindikatat kanë luajtur me fatin e qindra mijëra punëtorëve në koncernet General Motors dhe Chrysler.

default

Ron Gettelfinger, dhembje koke

"Kalimi i borxheve", është kjo një lojë e dashur në politikën amerikane. Drejtorët e dështuar të koncerneve automobilistike, kërkojnë miliarda dollarë tek babai i quajtur shtet. Kinse për shkak të konjukturës së keqe, ndërsa për gabimet e tyre nuk e thonë asnjë fjalë. Sindikatat në anën tjetër argumentojnë: "Ne jemi viktima." Ron Gettelfinger futet në ofensivë pas dështimit të paketës së ndihmave në senat.

„Disa njerëz në senat po përpiqen që fajin për gjendjen në industrinë e automjeteve t'ia hedhin sindikatave. Në fakt ata duan që punëtorët të mos kenë të drejtën e fjalës", pohon ai.

Gettelfingeri është shef i sindikatave dhe për javë të tëra pohon se ata kanë bërë lëshime të mëdha. Po kjo nuk mjafton, thotë Bob Corker. Senatori republikan nga Tennessee pohon se sindikatat janë ato të cilat kanë bllokuar kompromisin me Senatin. Ne ishim të gatshëm të lejojmë miliarda dollarë të taksapaguesve, thotë Corker, por koncernet do të duhej të heqin dorë nga një pjesë e kërkesave. Sindikatat duhet të caktojnë një termin të posaçëm për përcaktimin e rrogave të puntorëve, të cilën mund të kapin shumën e rrogave të të huajve në SHBA.

„Ne kemi argumentuar: Në qoftë se pranoni këto lëshime, atëherë sindikatat e koncerneve të automjeteve do të ishin në gjendje të konkurrojnë me rrogat në koncernet Nissan, Toyota dhe BMW.“

Sindikalistët nuk duan të caktojnë termine të sakta për këto negociata. Bob Corker nuk është në gjendje të shpjegojë si republikanët në Senat mund t'i ndryshojnë qëndrimet brenda natës. Charles Craver, profesor i të drejtës së punës, në Univesristetit George Washington thotë: „Ata kërkojnë shkurtime të rrogave deri në 14 apo 15 dollarë për një orë. Toyota ka reparte në rajonet ku kostot e jetës janë shumë më të ulëta se në Michigan. Prandaj këtu po përzihen mollat me dardha."

Shtetet federale si Tennessee apo Alabama u kanë dhënë ndihma koncerneve japoneze apo gjermane për ndërtimin e reparteve të tyre atje. Natyrisht, para të taksapaguesve, por për këtë nuk flet askush me dëshirë. Më me dëshirë flitet për lojërat politike, sepse republikanët dhe sindikatat janë armiqë të përbetuar në SHBA. Republikanët duan që shokut të tyre partiak, presidentit aktual, George Bush, t'i hakmerren për ndarjen e fondeve të jashtëzakonshme prej qindra miliarda dollarësh për bankat dhe sigurimet. Shumë zgjedhës janë të zhgënjyer plotësisht me ndihmat për burzën në Wall Street. Republikanët duan që kësaj radhe zgjedhësve t'u dëshmojnë se kujdesen për paratë e tyre.

Rezultati është që sipas të gjitha gjasave, shtëpia e bardhë tani do të vendosë që megjithatë koncernet të ndihmohen nga paratë e taksapaguesve. Për republikanët është me rëndësi që më vonë të thotë se fajtor është George Bushi, i cili brenda katër javësh do të shkojë në pension. Ndërsa më vonë, fajtor për republikanët do të jetë qeveria e presidentit të ri Barack Obama.

  • Data 13.12.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFZo
  • Data 13.12.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFZo