1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Logjika e kapitalit vlen edhe për Nokian

Koncerni më i madh në botë për prodhimin e celularëve, Nokia, lajmëroi se do ta mbyllë krejt papritur fabrikën e tij në Bohum të Gjermanisë, duke hedhur në rrugë 2300 puntorë.

default

Një bashkëpuntor i Nokias shkatërron celularin

"Südwest Presse" nga Ulmi e kritikon vendimin e Nokias dhe në mënyrë të tërthortë i bën thirrje klientave gjermanë që ta bojkotojnë markën:

"Kur Benq u largua nga Gjermania, ajo mori me vete pako të tëra me celularë. Askush nuk donte t'i përdorte më ato. Marka përbën gjysmën e një ndërmarrjeje. Këtë duhet ta dijë edhe Nokia. 88 Millionë Euro subvencionim mund të jenë në rregull nga pikëpamja juridike. Por opinioni publik sheh vetëm një turizëm të paskrupullt subvencionesh atje, ku rrjedhin paratë. Në se blerësit gjermanë hyjnë në grevë, atëherë e tëra mund të jetë për Nokian edhe më e shtrenjtë se ç'është deri tani."


"Rhein-Zeitung" nga Koblenci kërkon që të ndryshohet politika favorizuese ndaj koncerneve:


"Gjermania dëshiron t'i ruajë vendet e punës në Bohum, kjo është logjike. Rumania do që t'i marrë ato, e për këtë nuk e ka fajin fqinji lindor. Në këtë rast kemi sërish një interes kombëtar përballë një tjetri. Deri tani, lojtari global, koncerni botëror, është në mes të vendeve luan me to. Edhe kjo është normale në kohërat e sotme, të paktën përsa kohë, që politika dhe sindikatat nuk i kundërvihen kësaj në nivel ndërkombëtar."


Ndërsa Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ) kërkon më shumë gjakftohtësi në debat:


"Sigurisht që nuk mund të pretendohet, që gjithçka që thuhet tani në indinjatën e parë për transferimin e finlandezëve është e menduar dhe e mençur. Por në rast se opelsat, ashtu siç kanë paralajmëruar do ta lënë punën, në shenjë solidarizimi, atëherë kjo do të sillte dëme të tjera kolaterale, të cilat do të vinin në rrezik vende të tjera pune. Edhe politikanët, të cilët tashmë po bëjnë thirrje haptazi për ta bojkotuar Nokian po rrezikojnë shumë. Thirrje të tilla, aq më tepër kur ato janë në periudhën e fushatës elektorale nuk flasin për një Gjermani stabile dhe të qendrueshme parë me syrin e një investitori. Klienti është mbret. Duke qenë kështu, ai deri tani nuk është orientaur nga parimet etike, por nga çmimi. Dhe kjo nuk ka përse të jetë ndryshe në rastin e Nokias."

  • Data 16.01.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cr44
  • Data 16.01.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cr44