1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lobi i armëve në SHBA - "Terri" mediatik i NRA-së

Conor Dillon / Elona Elezi19 Dhjetor 2012

Shoqata Kombëtare e Armëve në SHBA, po surprizon shumë vetë me "errësirën" mediatike pas masakrës së Newtown-it. Profilet e saj në Facebook dhe Twitter janë "zhdukur“. Pranim i bashkëfajësisë, apo thjesht kursim kohe?

https://p.dw.com/p/1750X
FAIRFAX, UNITED STATES: This 06 April, 2005 photo shows the flag of the National Rifle Association (NRA) flying in front of the institution's headquarters in Fairfax, Virginia. For more than 125 years the NRA has provided generations of Americans with programs focused on safety, education and responsibility. AFP PHOTO/Karen BLEIER (Photo credit should read KAREN BLEIER/AFP/Getty Images)
Fotografi: AFP/Getty Images

Në maj të vitit 1999, vetëm 11 ditë pas masakrës në Shkollën e Mesme Columbine që mori 12 jetë nxënësish dhe të një mësueseje, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Armëve, (NRA) Charlton Heston, doli në një podium publik. Ai ndodhej 20 kilometra larg vendit të të shtënave. "Të mos vija këtu?" pyeti 78-vjeçari, duke ironizuar kërkesën e kryebashkiakut të Denverit që i kishte kërkuar atij të anulonte takimin vjetor të NRA-së. "Ne jemi aktualisht këtu. Ky komunitet është shtëpia jonë. Çdo komunitet në Amerikë është shtëpia jonë. Ne kemi një histori 128-vjeçare këtu."

Me 4,3 milionë anëtarë dhe 80 milionë amerikanë të tjerë, zotërues armësh, NRA është një strukturë e fuqishme në kulturën dhe politikën amerikane. Megjithatë, ndërsa shifrat janë më të larta se kurrë më parë, mosbindja e qartë që përshkoi fjalimin e Hestonit 13 vite më parë dhe mosbesimi se organizata e tij mund të fajësohej për të shtënat, është zhdukur.

WASHINGTON, : This 04 November 1999 file photo shows US actor and president of the National Rifle Association (NRA) Charlton Heston being sworn in prior to testifying before a US House of Representatives Government Reform subcommittee on Criminal Justice, Drug Policy and Human Resources on Capitol Hill in Washington, DC. Heston, 78, plans to step down as NRA president after the organization's convention which opened 25 April 2003 in Orlando, Florida, the pro-gun lobby announced. AFP PHOTO/Stephen JAFFE (Photo credit should read STEPHEN JAFFE/AFP/Getty Images)
Charlton Heston, president i NRA-sëFotografi: AFP/Getty Images

Pushka gjysmë-automatike e sulmit

Në të gjithë Amerikën, fjalët e Hestonit u përjetuan keq. Reagimi i ashpër kulmoi me publikimin e dokumentarit të Michael Moore-it, "Ulrike Gruska", i cili përmbante copëza nga fjalimi i Hestonit. Në forume në mbarë internetin, avokatët e NRA-së pretendonin se Moore kishte keqintepretuar tmerrësisht NRA-në duke shkëputur pjesëza nga fjalimi i Hestonit.

Gjithsesi NRA e mori mesazhin, pjesërisht. Ajo nuk ka një përgjigje publike për masakrën e Virginia Tech-ut që shkaktoi 37 viktima dhe 17 të plagosur, dhe ende nuk ndjeu nevojën për të rifreskuar faqen e saj zyrtare të internetit, e cila përmbante pika agresive të një fjalimi të mbajtur tri ditë më parë në takimin vjetor të NRA-së. Sulmet e fundit, mbi të gjitha, u kryen me pistoleta, një armë zjarri relativisht e pakundërshtueshme në kulturën amerikane.

Pasi Heston përfundoi dy mandatet e tij në vitin 2003, postin e mori Sandra Froman, një juriste e lindur në San Francisco dhe e diplomuar në Universitetin e Harvardit. Mes detyrave të saj të para ishte t´u mbushte mendjen anëtarëve të Kongresit Amerikan dhe presidentit skeptik Bush, që të mundësonin skandencën e ligjit 10-vjeçar për bllokimin e armëve të zjarrit dhe ta nxirrnin atë jashtë përdorimit në vitin 2004. Krahu lobues i NRA-së, Instituti për Veprim Legjislativ, doli fitimtar. 

Përgjatë pesë viteve të fundit, vendimi për të legalizuar këto armë u bë nën një shqyrtim të ashpër. Ende disa njerëz shikojnë një arsyetim të shtrembër në të gjithë këtë debat. "Ndalimi i armëve gjysmë-automatike ishte qartësisht një fasadë," thotë Dr. Brian Anse Patrick, profesori 58-vjeçar në Universitetin e Toledos dhe autor i librit "Shoqata Kombëtare e Armëve në media." "Sigurisht që disa armë kishin doreza të ndryshme. Por ju ende mund të blinit një AR-15, që kishte të njëjtin funksion."

Ishte një pushkë Smith & Wesson M&P15 dhe një pushkë gjahu Remington, me anë të të cilave 24-vjeçari James Eagan Holmes kreu masakrën në një teatër në Aurora të Kolorados në fillim të këtij viti. Këtë herë NRA u përgjigj me anë të një podcast-i.

Gazetarja Ginny Simone raportoi rreth "të shtënave të paimagjinueshme dhe tragjike që shokuan vendin atë ditë." Raportimi i saj përfundoi me fjalët "në momentet që flasim NRA po i thotë të gjithë medias, përfshirë edhe të përditshmes së NRA-së, se politika e saj është që të mos bëjë asnjë koment derisa të mbarojë shqyrtimi gjyqësor rreth çështjes." 

Vdekja e 12 njerëzve dhe plagosja e 58 të tjerëve meritoi 35 sekonda kohë në podcastin e NRA-së.

Dy javë të vështira

11 ditë më parë, zëvëndëspresidenti ekzekutiv dhe zëdhënësi i NRA-së Wayne LaPierre dha një intervistë radiofonike. Gjatë saj, ai kritikoi ashpër median për njëanshmëri. LaPierre nuk e kishte fjalën për të shtënat e fundit, por për futbollistin e NFL-së, Jovan Belcher. Më datën 1 dhjetor të këtij viti, Belcher qëlloi nëntë herë mbi të dashurën e tij e më pas u vetëvra në sy të trajnerit. LaPierre shkoi më larg, kur tha se media "sigurisht që nuk flet për gruan e cila shpëtoi veten pasi po mbante një armë, kur po tentonin ta përdhunonin."

Kjo ishte deklarata e fundit publike e NRA-së. Që atëherë, një 22-vjeçar qëlloi për vdekje tre persona në një qendër tregtare në Oregon e më pas u vetëvra. 20-vjeçari Adam Lanza vrau 26 persona, mes tyre 20 fëmijë të Shkollës Fillore, Sandy Hook. Ndërsa të premten, më 15 dhjetor, një person me të meta mendore qëlloi 50 herë jashtë një qendre tregtare në Newport Beach të Kalifornisë, fatmirësisht pa lënduar askënd.  

Përgjatë ditëve të fundit NRA-ja ka fshirë profilet e saj në Facebook dhe Twitter. Ajo gjithashtu ka mohuar kërkesat nga Deutsche Welle për një intervistë. Në përgjigjen ndaj pyetjes së DW-së, se kur do të merrte fund "terri" mediatik, një punonjës i NRA-së tha se do të ndodhte "kur të zbardheshin të gjitha detajet e ngjarjes."

"Ky nuk është një vendim i marrë në çast," thotë Patrick. "Kjo është një strategji. Do ta shihni se pas një ose dy javësh ata do të dalin me një deklaratë."

FAIRFAX, UNITED STATES: This 06 April, 2005 photo shows National Rifle Association (NRA) headquarters in Fairfax, Virginia. For more than 125 years the NRA has provided generations of Americans with programs focused on safety, education and responsibility. AFP PHOTO/Karen BLEIER (Photo credit should read KAREN BLEIER/AFP/Getty Images)
Selia e NRA -së në VirxhiniaFotografi: AFP/Getty Images

E ardhmja e NRA-së

Kur NRA të lëshojë një deklaratë zyrtare, ajo gjithashtu duhet të marrë në konsideratë edhe gatishmërinë e Washingtonit. Senatori i lartë republikan Charles Grassley i Iowa-s, ka bërë thirrje publikisht për një studim me temë rastet e dhunës me armë zjarri dhe shëndeti mendor. Në anën tjetër, udhëheqësi i mazhorancës në Senat, demokrati pro-armëve Harry Reid, pozicioni i të cilit i lejon të organizojë agjendën e Senatit, gjithashtu ka deklaruar se ka dëshirën "për ta shtruar në tryezë" çështjen e kontrollit të armëve. Edhe Senatori demokrat i West Virginas, njëkohësisht anëtar i NRA-së, Joe Machin, ka rënë dakord për një debat.

Sidoqoftë, në përgjithësi, NRA ka heshtur dhe ndonjëherë edhe është shfajësuar, vetëm në rastet kur sulmet janë kryer me pushkë gjysmë-automatike. Edhe pse, zëdhënësit e NRA-së nuk e kanë pasur të lehtë të shfaqen në publik dhe të justifikohen pas një masakre.

Në rastet kur përfshihen pistoletat, pushkët e gjuetisë ose shotganët, edhe pse mbajnë autorësinë e armëve të prodhuara në Amerikë, armë të përdorura në masakrat në shkollën e mesme Columbine-s dhe Virginia Tech-ut, organizata mbetet sfiduese.

Përsa i përket lëvizjes së radhës nga ana e NRA-së, Dr. Patrick ka një parashikim të qartë për të ardhmen e organizatës më të madhe amerikane të armëve të zjarrit. "Anëtarësimet në NRA do të rriten ndjeshëm nga kjo situatë," thotë profesori. "Në vitet 1990, sa më shumë "nam të keq" të kishte NRA-ja, aq më shumë shtoheshin anëtarët e saj."