1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

'Llotaria' e shpërndarjes së refugjatëve në Gjermani

4,5 metra katror në një ndërtesë të tejmbushur, kontenier apo banesë, qytet i madh apo fshat - atje ku do të jetojnë azilkërkuesit në fillim përcaktohet nga një program kompjuterik.

Nëse një refugjat nga Siria dëshiron të jetojë tek vëllai i tij në Saksoninë e Ulët, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Arsyeja: për shkak të pasojave sociale dhe financiare refugjatët duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë në 16 landet gjermane. Siriani, si çdo refugjat tjetër, aplikon për azil në Zyrën Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Punonjësit kontrollojnë situatën me refugjatët në çdo land përmes programit kompjuterik EASY "Erstverteilung von Asylbegehrenden" (Shpërndarja fillestare e azilkërkuesve). Mund të ndodhë që EASY ta dërgojë atë në Bavari. Më pas ai do të përfitojë përkujdesje me kosto shtetërore 600 km larg, ndërkohë që ai mund të rrinte tek vëllai i tij. Raste të tilla ka gjithnjë e më shpesh, na tregon Kai Weber nga Këshilli i Refugjatëve të Saksonisë së Ulët. Të drejtën për të mos u ndarë e kanë vetëm prindër me fëmijë minorenë. Pas dërgimit në vendin fillestar azilkërkuesit nuk kanë të drejtë të lëvizin që aty në tre muajt e parë.

Kai Weber

Kai Weber, drejtues i Këshillit të Refugjatëve të Saksonisë së Ulët.

Sistemi EASY i shpërndan azilkërkuesit në gjithë landet federale në bazë të numrit të banorëve dhe të ardhurave nga tatimet. Për vitin 2014 Saksionia e Ulët duhet të merrte 9,4% të azilkërkuesve në Gjermani, rreth 20 mijë njerëz. Se si është jeta e azilkërkuesve pas vendimit të sistemit EASY, është shumë e ndryshme. Ndonjëherë mirë, e ndonjëherë më keq. Në Mynih në vjeshtën e këtij viti refugjatët fjetën në qiell të hapur. Sipas tij "Gjermania mund t'i sigurojë çdo refugjati një banesë, në ndryshim nga Italia ku refugjatët duhet të rrijnë në baraka, shtëpi të boshatisura ose në rrugë."

Andreas Müller, zyrtar pranë BAMF, thotë se disa lande parashikojnë që në një banesë për çdo refugjat të ketë 4,5 deri në 6 metër katëror hapësirë, ndërsa disa lande të tjerë nuk kanë të tilla rregulla. Ndërkohë që në Rheinland-Pfalz ose në Saksoninë e Ulët refugjatët marrin banesa, në Baden-Württemberg, Brandenburg ose Saksoni ata çohen në banesa të përbashkëta. Më së shumti këto banesa gjenden në zona me probleme dhe mundësia për konflikte është shume e madhe.

Shembull pozitiv nga Goslari

Ndërkohë nga Glosar në Saksoni është bërë një deklaratë surprizuese nga kryetari i bashkisë. Oliver Junk tha se në qytetin me 50 mijë banorë do të donte të merrte më shumë refugjatë në vitin 2015. Sepse numri i banorëve të Goslar po zvogëlohet dhe azilkërkuesit mund të kishin kushte më të mira se në Hanover apo Braunshvajg.

Asylbewerber im Wohnheim der Ausländerbehörde Flash-Galerie

Në Schleswig-Holstein, thotë Weber, po diskutohet gjithashtu për të ndryshuar shpërndarjen. Sipas tij ata nuk duhet të dërgohen në fshatra të humbur ku nuk do të jenë të lumtur, por të dërgohen në vende ku të kenë mundësi të kualifikohen, të mësojnë gjuhën dhe të zhvillohen nga ana personale. Në Osnabrück është planifikuar një gjë e tillë dhe njerëzit mbështeten intesivisht me punë sociale në mënyrë që më pas të jenë në gjendje të ecin me këmbët e tyre.

Minorenët nuk shpërndahen nga Easy

Disa azilkërkues cilësohen si të veçantë. Punonjësi i BAMF Andreas Müller, na tregon se cilët janë ata: "Minorenët e pashoqëruar, të traumatizuarit, viktimat e torturës, dhunë e rëndë ose dhunë seksuale, të moshuarit me probleme fizike, shtatzënat dhe jetimët ".

Kur një azilkërkues mbërrin në Gjermani nuk pyetet vetëm EASY. Autoritetet shikojnë edhe të dhënat e Eurodac. Nëse shenjat e gishtërinjve të një azilkërkuesi janë regjistruar në një shtet tjetër atëherë ai duhet të shkojë atje. Por sistemi "Procedura Dublin" pothuajse nuk funksion. Për shkak se pjesa më e madhe e refugajtëve janë vetëm në pesë vende të BE, Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière, ka kërkuar që refugjatët të shpërndahen në kuota të barabarta.