1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Livni kërkon të krijojë me shpejtësi koalicionin e ri qeveritar izraelit

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert drejtoi mbledhjen e fundit të kabinetit të tij. Ministrja e jashtme, Zipi Livni është e gatshme të drejtojë qeverinë si pasardhëse e tij në post.

Kryeministri izraelit Olmert duke i lexuar presidentit Peres deklaratën e dorëheqjes

Kryeministri izraelit Olmert duke i lexuar presidentit Peres deklaratën e dorëheqjes

33 muaj me radhë i hapi kryeministri Ehud Olmert mbledhjet e kabinetit izraelit me këtë goditje të detyrueshme të çekiçit: të dielën, nën rrebeshin e bliceve të fotografëve ai e hapi mbledhjen për herë të fundit si kryeministër:

"Në krye të mbledhjes së kabinetit, dëshiroj t'ju informoj për vendimin tim, për të dhënë dorëheqjen nga posti im si kryeministër i Izraelit."

Ehud Olmerti foli para anëtarëve të kabinetit të tij për vendimin e tij, marrjen e të cilit ai nuk e kishte pasur të lehtë. Por ai i kishte premtuar më parë popullit të Izraelit se pas zgjedhjes së një kryetareje të re të Kadimas do të hapte menjëherë rrugën për ndërrimin e pushtetit.

Ministrja e jashtme, Zipi Livni, e cila në çdo mbledhje të së dielës të kabinetit ulej djathtas tij, dëgjonte me vëmendje, kur kryeministri që po linte postin e siguroi atë për mbështetjen e tij pa rezerva:

"Besoj se po reagoj në mënyrë të duhur, profesionale dhe me përgjegjësi, siç i pata premtuar opinionit publik izraelit që në momentin e parë, dhe kjo vlen edhe për rastin tuaj"

Me këtë fjali Olmerti u kthye nga Zipi Livni dhe e uroi atë për fitoren në zgjedhjet e Kadimas. Të dielën në darkë, sipas planit, Olmerti i paraqiti formalisht dorëheqjen presidentit të shtetit, Shimon Peres. Pas kësaj, Olmerti do ta drejtojë qeverinë vetëm si i ngarkuar, si shef i një qeverie kalimtare, derisa Livni të arrijë të ndërtojë një koalicion të ri qeveritar, ose deri në zgjedhje të reja parlamentare. Sipas medieve izraelite, Livni do të intensifikojë negociatat me fraksione të reja të Knesetit, dhe do të shpenzojë për formimin e qeverisë së re maksimalja 14 ditë kohë. Nëse ajo do të dështonte me këto përpjekje, atëherë do të kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Shefi i Partisë Laburiste, ministri i mbrojtjes, Ehud Barak - partneri më i rëndësishëm deri tani për Olmertin, bëri të ditur pas një takimi me kryetarin e opozitës, Beniamin Netanjahu, të Likudit me drejtim të djathtë se, për shkakt të sfidave në fushën e sigurisë dhe ato financiare, Izraeli ka nevojë për një qeveri kombëtare të emergjencës. Sipas komentatorëve, afrimi mes Barakut e Netanjahut synon të pengojë që Livni të gëzojë popullaritet edhe si kryeministre kalimtare.

  • Data 22.09.2008
  • Autor Klemens Ferrenkote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FMeM
  • Data 22.09.2008
  • Autor Klemens Ferrenkote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FMeM