1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lituania merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së

Nga 1 Korriku 2013 Lituania do të drejtojë Presidencën e BE-së. Për herë të parë ky vend baktik merr përsipër drejtimin e presidencës së BE-së.

Para se Eglė Merkytė të vinte në Bruksel në vitin 2011, gjendja ishte ndryshe. "Atëherë Lituania ishte vendi i vetëm në Evropë që nuk kishte gazetarë të akredituar në BE. Edhe vendet e tjera që u goditën më shumë nga kriza, e kishin një korrespondent. Vetëm ne nuk kishim", thotë gazetarja 27-vjeçare e televizionit.

Gazetat dhe kanalet televizive nuk kishin para dhe tema BE në Lituani është gjithsesi po aq e vështirë për t'u shpjeguar. "Shumë njerëz ende besojnë se BE-ja nuk ka pse të ju interesojë. Ne jemi ende larg, që atë ta shohim si organizatën tonë."

Por tani duhet të jetë ndryshe: Dy gazetarë të tjerë janë angazhuar nga Vilniusi, siç thuhet me mbështetjen financiare të qeverisë lituaneze. Sepse nga 1 Korriku Lituania merr përsipër presidencën e Këshillit të BE-së. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ky vend do të drejtojë fatin e Bashkimin Evropian. Dhe kjo ndodh për herë të parë.

Provë e zjarrit për Lituaninë

Lituania ka humbur një të pestën e popullsisë

Lituania ka humbur një të pestën e popullsisë

Kjo është një detyrë e madhe për një vend të vogël: Lituania ka humbur një të pestën e popullsisë së saj që prej pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik. Vetëm rreth tre milionë njerëz jetojnë ende këtu - më pak se në kryeqytetin gjerman Berlin. Lituania është anëtarsuar në BE para dhjetë vitesh, ende nuk është pjesë e eurozonës dhe paguan me Lita. Lituania merr përsipër presidencën nga Irlanda, e cili konsiderohet si një ndërmjetësuese e aftë - dhe pas mandatit të saj të shtatë si presidencë me përvojë.

Prandaj skeptikët si politologu Ramūnas Vilpišauskas kanë frikë se Lituania mund ta ketë të vështirë në rast se do të ballafaqohet me negociata komplekse: "Për të qenë i suksesshëm si presdent, për t'u perceptuar nga të tjerët si i besueshëm, një vend ka nevojë për histori suksesi - veçanërisht në fushat e përcaktuara si prioritare", thotë drejtori i Institutit për Shkenca Politike në Universitetin e Vilnius-it në intervistë me DW.

Problemi me Ukraninën

Lituania në qendër të vëmendjes së Evropës

Lituania në qendër të vëmendjes së Evropës

Lituana dëshiron që theksi të vihet në çështjet e energjisë, zhvillimin e rajonit të Baltikut si dhe në kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së. Lituania gjithashtu angazhohet për një bashkëpunim më të ngushtë të BE-së me fqinjët e saj lindor si Ukraina, Gjeorgjia, Armenia dhe në afat të gjatë edhe Bjellorusia. Në fund të nëntorit qeveria lituaneze fton në Vilnius në një takim të nivelit të lartë vendet e të ashtuquajturit Partneriteti Lindor. Do të jetë një sukses në qoftë se këtu arrihet të nënshkruhet një marrëveshje asocimi me Ukrainën.

Por me sa duket kjo nuk do të jetë e mundur - situata politike atje është shumë e vështirë. BE-ja veçanërisht kritikon "Drejtësinë selektive", si në rastin e ish kryeministres së burgosur Julia Timoshenko. "Suksesi ynë varet shumë nga situata në këto vende dhe nga udhëheqësit e tyre: a do të kryejnë ata reformat apo jo", thotë Vilpišauskas. " Mundësitë e Lituanisë për të ndikuar në këto procese janë shumë të kufizuara."

Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaitė është një evropiane e bindshme - për angazhimin e saj ajo sa ka fituar çmimin e Karlit të Madh dhe angazhohet për efektin e diplomacisë: "Nëse Evropa nuk arrin për të bindur këto vende për të bërë më shumë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut atëherë këto vende nuk do të bëjnë asgjë. Ne duhet t'i nxisim ato. Ne duhet t'i ndihmojmë ato", tha ajo në një intervistë me Deutsche Welle-n. Evropa nuk duhet të lë në harresë këto vende edhe nëse kjo kërkon shumë durim.

Gazetarja lituaneze Eglė Merkytė

Gazetarja lituaneze Eglė Merkytė

Shumë çështje presin zgjidhje

Në fusha të tjera kërkohet nxitim - shumë gjëra kanë mbetur pa përfunduar nga presidenca e kaluar. "Rreth 85 përqind e agjendës për presidencën është trashëguar nga paraardhësit tanë", sqaron Grybauskaitė. Si për shembull kriza financiare dhe zgjerimi i unionit bankar. Vetëm për buxhetin e BE-së 2014-2020 duhet të miratohen rreth 70 ligje të ndryshme.

Në këtë proces duhet të përfshihet edhe Kroacia si vendi më i ri anëtar i BE-së. Pastaj në maj të vitit 2014 do të mbahen zgjedhjet evropiane për Parlamentin Evropian. Presidenca e Lituanisë bie kështu në një "periudhë veçanërisht të vështirë të punës në Këshill dhe Parlamentin Evropian", thotë presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso.