1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lista e prioriteteve të kancelares

Shpëtimi i euros, financat solide dhe kthesa energjetike janë ato që përcaktojnë agjendën e qeverisë. Por edhe spiunazhi në internet, populistët e djathtë dhe konfliktet në botë janë sfida për politikën gjermane.

Një koalicion i madh duhet të zgjidhë edhe detyra të mëdha, deklaroi Angela Merkel në fillim të mandatit të saj të tretë. Por ata që presin sensacione, nuk do t'i gjejnë. Fjala është për sfida të njohura. Në vend të parë, kancelarja ka vënë financat solide. Disiplina buxhetore, frena për të marrë borxhe dhe mbyllja e boshllëqeve që mundësojnë mospagimin e taksave janë edhe në vitin 2014 në krye të prioriteteve të qeverisë. Ministri i Financave, Wolfgang Schäuble ka në plan të hyjë vetëm gjashtë miliardë euro në borxh, ky do të ishte borxhi më i ulët i ri që prej katër dekadash. Në vitin 2015 shteti duhet t'ia dalë mbanë fare pa kredi të reja. Këtu megjithatë veprohet sipas parimit të shtesës, sepse ky objektiv mund të arrihet vetëm nëse ekonomia ecën kaq mirë sa tani dhe nëse të ardhurat nga taksat vërshojnë.

Blloku i dytë i madh është kthesa energjetike. Largimi nga energjia atomike dhe kalimi gradual i kombit të kartërt industrial të botës në përdorimin e energjive të ripërtëritshme po has në vështirësi të reja. Komisioni i BE në Bruksel ka hapur një procedurë për dhënie subvencioni kundër Berlinit - dhe industrinë gjermane e kërcënojnë humbje prej miliardash. Shkak për veprimin e Brukselit është çlirimi i mijëra sipërmarrjeve që harxhojnë shumë energji nga taksa për energjinë ekologjike. Kjo për Bruksel dëmton konkurrencën. Prandaj deri për Pashkë, qeveria do ta ndryshojë ligjin që ka për energjitë e ripërtëritshme. Pritet që numri i sipërmarrjeve që nuk paguajnë asgjë për shfrytëzimin e energjive të erës dhe të diellit të ulet. Veç kësaj pritet të frenohet rritja e çmimit të energjisë për klientët, që shkaktohet nga subvencionimi shumë bujar i energjive ekologjike.

Berlini synon reforma të tjera të BE

Aftësia për konkurencë e ekonomisë gjermane duhet të forcohet, kjo është kërkesa e Merkelit. Kushtet kuadër do të përmirësohen para së gjithash me anë të zgjerimit të internetit me shpejtësi të madhe. Ministri i ri përkatës i Gjermanisë, Alexander Dobrindt deklaron se synon ta bëjë infrastrukturën e internetit në Gjermani më të mirën në botë.

Përsa i përket çështjes së shpëtimit të euros, kancelarja Merkel dëshiron që më në fund të arrijë reforma të BE. Berlini ka në plan që miliardat e taksave gjermane t'i rrezikojë vetëm në ato vende, të cilat shprehin në mënyrë juridike detyrimin për disiplinë buxhetore dhe më shumë konkurrencë. Kjo duhet të ndodhë duke ndryshuar marrëveshjet e BE. Pasi takimi i nivelit të lartë në dhjetor nuk mori ndonjë vendim, në tetorin e ardhshëm do të ketë një përpjekje të re. Veç kësaj, Merkeli dëshiron të ulë papunësinë e lartë tek të rinjtë në Evropë dhe t'u ofrojë të rinjve nga vendet e tjera më shumë vende për kualifikime dhe vende pune në Gjermani.

Përsa i përket angazhimeve ushtarake në botën e jashtme, Gjermania do të tregohet edhe më tej e përmbajtur, me ministrin e ri të Jashtëm, Frank Walter Steinmeier. Tërheqja e ushtrisë gjermane nga Afganistani do të përfundojë.

Mbrojtja e të dhënave bëhet politikë e jashtme

Dy tema të ndieshme mendohet se do ta preokupojnë qeverinë në të ardhmen: mbi raportin me aleatin SHBA është ende hija e aferës së përgjimit të NSA. Berlini shpreson për një gjest pajtimi nga Uashingtoni.

Si reagim ndaj përgjimit të kancelares, Gjermania dhe Brazili arritën që ta bëjnë Komisionin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Asamblenë e përgjithshme të OKB-së që të merren më 2014 me temën e spiunazhit në internet. Mbrojtja e të dhënave, deri tani fushë e politikë së brendshme, është një temë e re politikës së jashtme gjermane. Demokracia dhe të drejtat e njeriut janë gjithsesi, prandaj Lojërat Dimërore në Rusi do të jenë një rast tjetër, i cili do ta vërë në provë raportin midis Berlinit dhe Moskës.