1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lirohet përsëri kryeministri i rrëmbyer i Libisë

Kryeministri libian Ali Seidan u rrëmbye në kryeqytetin Tripoli nga persona të armatosur, por ndërkohë u lirua përsëri. Një grup i hershëm kryengritësish kundër regjimit të Gaddafit mori përsipër këtë sulm.

default

Kryeministri i Libisë Ali Seidan

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Lana, kryeministri i Libisë Ali Seidan është liruar përsëri pasi ishte rrëmbyer më parë nga persona të armatosura. Të armatosurit kishin marrë me dhunë kryeministrin Seidan në një hotel në Tripoli dhe e kishin fshehur në një vend të panjohur, thuhej në deklaratën zyrtare. Rrëmbimi i kryeministrit ishte një reagim i hapur ndaj operacionit të trupave të komandos të SHBA-së kundër një terroristi të dyshuar të Al Kaidës, Abu Anas al-Libi.

Ekstremisti libian ishte arrestuar të shtunën nga trupat elite në Tripoli dhe e kishin dërguar në një anije luftarake amerikane. Al -Libi dyshohet të ketë marrë pjesë në sulmet me bomba ndaj ambasadës amerikane në Kenia dhe në Tanzani në 1998. Pengmarrësit e dyshuar deklaruan se e kishin rrëmbyer Seidan-in, sepse ai ka lejuar qeverinë amerikane që të arrestojë al Libi-n. Megjithatë qeveria e SHBA-së kishte kërkuar që al Libi të kthehej në Libi që të mund të bëhet procesi kundër tij.

Kryeministri 63 vjeçar pas rrëmbimit u vendos me një fotografi tjetër në internet pa gjyslykë dhe me një këmishë ngjyrë të hapët. Sipas një punonjësi të hotelit, gjatë kohës së rrëmbimit nuk pati të shtëna. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje u mblodh urgjentisht kabineti qeveritar. Edhe Parlamenti do të diskutojë për situatën e re të krijuar në vend. Popullit iu kërkua të mbajë qetësinë. Qysh prej rrëzimit dhe vdekjes së pushtetmbajtësit për dekada me rradhë Muammar al Gaddafi në tetor të 2011, në Libi ende nuk ka qetësi. Grupet e mëhershme rebele dhe luftëtarët e fiseve vazhdojnë të ushtrojnë sulme terroriste.