1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lirohen nga arresti të dyshuarit për terror

14 të dyshuarit në Belgjikë për lidhje me Al Kaidën janë liruar mbas 24 orësh. Për ta dyshohej se planifikonin lirimin e një terroristi të burgosur.

default

Nizar Trabelsi, futbollist tunezian i dënuar për terrorizëm

Aksioni i madh i policisë Brukselit të premten në mëngjes solli vetëm një sukses kalimtar: 14 të dyshuarit nga qarqet islamiste u arrestuan dhe si pasojë në kryeqytetin e Belgjikës u përhap me shpejtësi frika e akteve terroriste. Por qysh të shtunën në mesditë gjykatësi i hetuesisë vendosi që t'i linte të lirë të prekurit: Atij nuk i mjaftonin dëshmitë për të urdhëruar mbajtjen e tyre në arrest gjatë ditëve të festave. Ndryshe nga shumë vende fqinje evropiane, Belgjika nuk i ka miratuar ende ligjet kundër terrorit. Sipas këtyre ligjeve, të dyshuarit mund të mbahen në arrest edhe më gjatë se 24 orë.

Për forcat e sigurisë kjo çështje nuk ka përfunduar kurrsesi, deklaroi shefi i qendrës së krizave të qeverisë belge, Alën Lëfevrë (Alain Lefevre): „Kjo nuk do të thotë se policia nuk do të hetojë më, meqë u liruan të 14 të dyshuarit. Hetimet do të vazhdojnë duke u analizuar i gjithë materiali që kemi gjetur tek ata dhe do të vazhdojmë të bëjmë hetime të tjera", tha Lëfevrë.

Forcat belge të sigurisë kishin marrë informacione, sipas të cilave grupi, që ishte pjesë e qarqeve ekstremiste islamike, po planifikonte të lironte me dhunë futbollistin profesionist Nizar Trabelsi, i cili ndodhet në një burg në afërsi të Brukselit, i dënuar për terrorizëm. Trabelsi ishte dënuar në vitin 2004 me dhjetë vjet burg, pasi kishte pranuar që kishte planifikuar një atentat ndaj një baze të NATO-s në Belgjikë. Ish-futobllisti atëherë pretendonte që këtë detyrë ia kishte dhënë vetë Osama Bin Laden, të cilin e kishte takuar në Pakistan. Tuneziani Trabelsi ishte deklaruar edhe si simpatizant i rrjetit terrorist të Al Kaidës.

Se kush tjetër bën pjesë në grupin e të dyshuarve që donin ta lironin atë nga burgu, këtë policia nuk e bëri të njohur. Flitet që një nga personat të jetë edhe vejusha e një atentatori vetëvrasës, i cili në vitin 2001 kishte marrë pjesë në vrasjen e kreut të Aleancës Veriore afgane, Shah Masudit. Masudi ishte asokohe shumë i sukseshëm në luftën kundër talibanëve.

  • Data 22.12.2007
  • Autor Barbara Wesel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfIE
  • Data 22.12.2007
  • Autor Barbara Wesel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfIE