1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lirohen gjeneralët kroatë Gotovina dhe Markaç

Tribunali i Hagës për krime lufte ka shpallur sot të pafajshëm ish - gjeneralët kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç. Lirimi i tyre ka shkaktuar reagime të kundërthënëse në Kroaci dhe Serbi.

default

Ante Gotovina lirohet nga burgu dhe nga akuza

Tribunali i OKB-së për krime lufte në ish - Jugosllavi konstatoi se ish - gjeneralët Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç nuk janë fajtorë për veprat për të cilat janë dënuar më parë. Gotovina u dënua në vitin 2011 me 24 vite burg, për krime kundër popullatës serbe gjatë luftës në Kroaci. Ndërsa Markaç u dënua me 18 vjet heqje lirie.

Dy prej gjykatësve të gjykatës së apelit ishin kundër, ndërsa tre për lirimin e dy ish-gjeneralëve kroatë. Në vendimin përfundimtar thuhet se "operacioni 'Stuhia' i vitit 1995", gjatë së cilit njësitë e ushtrisë kroate rimorrën rajonin e Krajinës, "nuk ishte një bashkim kriminel me qëllim spastrimin e këtij rajoni nga serbët".

Kroatien Ante Gotovina Freispruch Jubel in Zagreb

Zagrebi feston lirimin e gjeneralëve

Në vendimin e kumtuar nga udhëheqësi i trupit gjykues, Theodor Meron, thuhet se "granatimet i Kninit, Graçacit, Obrovcit dhe Benkovcit, nuk ka qenë të paligjshme". Ndërkohë që largimi i serbëve nga Krajina, sipas vendimit përrfundimtar, nuk mund të konsiderohet si deportim. Gjykatësit e shkallës së parë ishin të një mendimi tjetër.

Gotovina dhe Markaç kanë qenë akuzuar ndër tjera për deportime, krime kundër njerëzisë, plaçkitje, shkatërrime dhe trajtim brutal të popullatës civile serbe.

Reagime pozitive në Kroaci

Autoritet e Kroacisë kanë përshëndetur lirimin e Gotovinës dhe Markaçit. "Jam shumë i lumtur që ata tani janë njerëz të lirë. Jam i lumtuar sepse edhe më parë e kam ditur se "Stuhia" nuk i ka pasur për bazë krimet. Krime gjatë këtij aksioni ka pasur, por gjeneralët nuk kanë qenë fajtorë për këtë", deklaroi presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Uno-Tribunal in Den Haag Freisprüche für kroatische Generäle

Mlladan Markaç, lirohet po ashtu nga akuzua

Ndërsa kryeministri Zoran Millanoviq u shpreh se "gjeneralët janë të pafajshëm, por kjo nuk do të thotë se lufta nuk ka qenë e vështirë dhe e përgjakshme." Millanoviq, falenderoi Gotovinën dhe Markaçin "për atë që kanë bërë për Kroaci". Ministrat e Mbrojtjes dhe të Mbrojtësve, Ante Kotromanoviq dhe Fred Predrag kanë bërë të ditur se sot do të shkojnë në Hagë me avion qeveritar për të marrë gjeneralët e liruar nga Tribunali. Në shumë qytete të Kroacisë janë mbajtur dje dhe sot manifestime në shenjë mbështetjeje të Gotovinës dhe Markaçit.

Serbët e mllefosur

Partia Serbe Përparimtare (SNS) e presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq e quajti lirimin e gjeneralëve kroatë si "legalizim të krimeve të bëra ndaj popullatës serbe në vitin 1995."

Uno-Tribunal in Den Haag Freisprüche für kroatische Generäle

Haga: Gotovina dhe Markaç nuk janë fajtorë pë krimet gjatë aksionit "Stuhia"

Ky vendim dëshmon se në Hagë po merren kryesisht vendime politike dhe jo juridike. Jemi plotësisht të dëshpëruar për shkak të një qëndrimi të këtillë të insituticioneve ndërkombëtare ndaj popullatës serbe dhe zhvlerësimin e krimeve gjatë aksionit 'Stuhia'", kumtoi SNS. Ndërsa kryetari i Këshillit të Serbisë për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, ministri Rasim Ljajiq, tha se "Tribunali i Hagës pas këtij vendimi ka humbur çdo lloj kredibiliteti."

"Vendimi i sotëm është vetëm edhe një dëshmi tjetër e drejtësisë selektive, që është më e keqe se çdo drejtësi tjetër", tha Ljajiq. Vendimin e Tribunalit kanë dënuar edhe shumë parti dhe organizata tjera në Serbi.