1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lirohen dy pengjet gjermane - Piratët dyshohet të kenë marrë një milionë dollarë për lirimin e tyre

Dy gjermanët e rrëmbyer nga piratët somalezë janë lënë sërish të lirë. Thuhet se se për lirimin e tyre janë dhënë para. Ministria e jashtme në Berlin nuk i ka konfirmuar këto të dhëna.

Anije piratësh

Anije piratësh

Ata janë të sigurtë. Të dy gjermanët e rrëmbyer para shtatë javësh në jahtën e tyre pranë brigjeve të Somalisë kanë kaluar në Kenian fqinje. Sipas të dhënave të ministrisë së jashtme gjermane atyre i është ofruar përkujdesje në ambasadën gjermane në Nairobi para se të kthehen në atdhe.


Burri 63 vjeçar dhe e dashura e tij 51 vjeçare janë në gjendje të dërrmuar nga koha e mbajtjes peng por megjithatë gjendja e tyre shëndetësore marrë në konisderatë këto rrethana është e mirë. Çifti tani e ndjen veten të lehtësuar pasi kanë mbijetuar javët e frikës dhe të pasigurisë.


Negociatat për lirimin e tyre janë zvarritur shumë. Rrëmbyesit i kanë mbajtur të dy gjermanët në një rajon të banuar kodrinor, siç duket për t'iu shmangur ndonjë sulmi ushtarak.


Kryetari i Programit humanitar për marinarët në Afrikën Lindore, Andrev Mvangura ka marrë pjesë në bisedimet me rrëmbyesit. Ai tha në fillim janë bërë shumë gabime edhe nga pala gjermane:


"Ka zgjatur shumë. Kjo për shkak se ata që fillimisht drejtuan negociatat bën gabime. Gabimi më i madh u bë kur ata krijuan përshtypjen se dëshirojnë t'i lirojnë me dhunë pengjet. Por tani gjithçka është në rregull. Ata janë të lirë dhe mund të kthehen në shtëpi".


Siç duket për lirimin e pengjeve janë paguar të holla. Se për çfarë shume bëhet fjalë është ende e paqartë. Andrev Mvangura vlerëson se bëhet fjalë për rreth një milionë dollarë. Me kalimin e kohës kërkesat rriteshin për shkak se prijësit e fiseve në rajon dëshiron të përfitonin nga biznesi me çiftin lundërtar:


"Përveç kësaj natyrisht që vendimtar është edhe numri i pengjeve dhe numri i atyre që i kanë rrëmbyer ata. Në këtë rast ishin vetëm dy të rrëmbyer por ata ishin gjermanë. Andaj në raste të tilla flitet për shumë para".


Rruga detare në Kepin e Afrikës tani konsiderohet si vendi më i rrezikshëm në botë dhe siç duket do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen.

  • Data 10.08.2008
  • Autor Antje Diekhans
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtrT
  • Data 10.08.2008
  • Autor Antje Diekhans
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtrT