1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lirimet e (pa)drejta në Tribunalin e Hagës

Tirbunali i Hagës liroi nga akuza për krime gjeneralin serb Momçillo Perishiq. Në shkallën e parë ai u dënua me 27 vjet heqje lirie. Ky dhe disa vendime të mëparshme kanë hapur debatin për drejtësinë në këtë tribunal.

Në Hagë u lirua edhe një serb nga akuzat për krime lufte! Lirimi i tij paraqet vazhdimësi të vendimeve të fundit për lirimin e të akuzuarve. Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në nëtor të vitit të kaluar për të dytën herë. Ai akuzohej për krime dhe vepra kundër njerëzimit të kryera ndaj serbëve në vitet 1998 - 1999. Disa javë më parë nga tribunali i Hagës janë liruar edhe dy gjeneralë kroatë: Ane Gotovina dhe Mlladen Markaç, të cilët në shkallën e parë ishin dënuar respektivisht me nga 24 dhe 18 vjet heqje lirie. Ata akuzoheshin për krime ndaj civilëve dhe ushtarëve të zënë rob si dhe dëbimin e serbëve në vitin 1995.

Parimisht nuk është mirë që të kontestohen vendimet, kur nuk ka ndonjë alternativë më të mirë. Por shtrohet pyetja: si është e mundur që vendimet e shkallës së parë të kenë qenë kaq të gabuara? Apo vendimet e shkallës së dytë janë vetëm një korrekturë politike e vendimeve rigoroze juridike të shkallës së parë?

Lejohet edhe pyetja pse udhëheqësit e luftës po lirohen kaq shumë kohët e fundit, ndaj akuzave për krime? A thua tribunali i Hagës për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë është i mbingarkuar? A thua madje po manifestohen atje edhe interesat politike?

Auf dem Bild: Dragoslav Dedovic Redaktionsleiter der Serbischen Redaktion bei derDW. Foto: Privat

Dragoslav Dedovic, drejtues i redaksisë së DW në serbisht

Në Ballkanin Perëndimor gjithmonë ka terori komploti. Sipas tyre, Kroacia nuk do të mund të futej në Bashkimin Evropian po të dëshmohej pjesëmarja e saj në vrasjet dhe dëbimet e serbëve, madje me pjesëmarrjen e këshilltarëve amerikanë, ndaj gjeneralët janë shpallur të lirë. Një bashkëpuntor i NATO-s në luftën kundër Beogradit ka qenë edhe Ramush Haradinaj, ndaj Perëndimi nuk do që të gjendet edhe vet para pyetjeve të pakënshme. E tani u lirua edhe serbi Perishiq?

No justice - no peace

Beogradi është i zemëruar me vendimet e fundit për lirimin e atyre që akuzohen për krime ndaj serbëve. Ndaj vendimi për lirimin e Perishiqit konsiderohet si një lloj balancimi në prag të bisedimeve të vështira mes Serbisë dhe Kosovës, e cila me mbështetjen e vendeve perëndimore shpalli pavarësinë në vitin 2008. Përveç kësaj, debati i inicur nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për kuptimin apo moskuptimin e ekzistencës së Tribunalit të Hagës, është më i lehtë në qoftë se atje lirohen edhe ushtarak serb.

Të gjitha këto gjëra duken të arsyeshme, por janë spekulative. Faktet mund të kuptohen më lehtë nëse gjërat shikohen nga perspektiva e viktimave. Zotërinjtë e shpallur të pafajshëm janë përgjegjës për vuajtjet e civilëve, që ata i kanë urdhëruar, i kanë duruar apo rrezikuar. Ata kanë pasur kompetenca të ndryshme gjatë luftës, por ngjashmëritë janë shumë të mëdha. Nën hijen e veprimit të tyre kanë vdekur dhe janë vrarë civilë të pafajshëm, por Tribunali i Hagës nuk ishte në gjendje të dëshmojë fajin e tyre. E dyta, të tre ata konsiderohen heronj tek popujt e tyre, ndërsa për të tjerët janë figura kontradiktore.

Tribunali i Hagës nuk ka përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, as juridike dhe as morale. Nacionalistët e ish-Jugosllavisë ndjehen të konfirmuar në qëndrimet e tyre kundër drejtësisë ndërkombëtare. Gjykatat vendore nuk merren me dëshirë me këto çështje. Familjet e viktimave do të ndjehen edhe më të vetmuara. Në sytë e tyre: e drejta dhe drejtësia po largohen gjithnjë e më shumë nga njëra-tjetra. Ky është një zhvillim i rrezikshëm, sepse rinia e rritur në vitet 90-të dhe më vonë gjithandej përballet me mite për viktimat dhe heronjtë dhe me një nacionalizëm të vetkuptueshëm. Ata mendojnë sipas motos: No justice - no peace.