1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Liria e fesë temë e rëndësishme- Presidenti gjerman Christian Wulff viziton Turqinë

Presidenti gjerman, Christian Wulff, shkon këtë të hënë (18.10) për një vizitë në Turqi. Gjatë vizitës shtetërore katërditore ai do të angazhohet në rradhë të parë për lirinë fetare në Turqi.

Presidenti gjerman Christian Wulff viziton Turqinë

Presidenti gjerman Christian Wulff viziton Turqinë

Presidenti gjerman Christian Wulff, i cili në fjalimin e tij me rastin e ribashkimit të Gjermanisë tha, se feja islame është pjesë e Gjermanisë, do të angazhohet tani në Bosfor për të drejtat e afro 100.000 të krishterëve, që jetojnë atje. Në Ankara ai do të zhvillojë bisedime me homologun e tij Abdullah Gül dhe kryeministrin RexhepTayyip Erdogan. Përveç kësaj ai do të mbajë të martën (19.10.) një fjalim para asamblesë kombëtare turke. Kjo është hera e parë që një kryetar i shtetit gjerman mban një fjalim të tillë.

Këtë udhëtim e kishte planifikuar paraardhësi i tij Horst Këhler dhe ndoshta ajo do të kishte qenë njëri prej udhëtimeve të Presidentit gjerman, sikur në Gjermani të mos zhvillohej prej javësh një debat i vazhdueshëm për integrimin, në të cilin nuk bëhet fjalë vetëm, por kryesisht për emigrantët turq dhe gjermanët me origjinë turke. Dhe sikur të mos kishte qenë një president, i cili e ka tematizuar që në fillim çështjen e emigracionit, në një formë, e cila nuk pritet kudo mirë në atdheun e tij politik, në Unionin Kristian Demokrat.

Presidenti gjerman Christian Wulff, tha në një fjalim se feja islame është pjesë e Gjermanisë

Presidenti gjerman Christian Wulff, tha në një fjalim se feja islame është pjesë e Gjermanisë

Ndërsa konservatorët përmes temës së integrimit duan të dalin nga kriza e identitetit të tyre, kryeministri bavarez Seehofer kundërshton emigrimin nga kultura të tjera dhe kancelarja Merkel e shpall të dështuar "Multikulti" multikulturalitetin, Christian Wulff shkon në Turqi. Një President, i cili flet për "Republikën e shumëngjyrshme Gjermane“, i cili veçanërisht me një fjali shkaktoi befasi në Gjermani dhe në Turqi.

"Feja islame është ndërkohë pjesë edhe e Gjermanisë."

Një fjali, që i ka sjellë atij shumë kritikë në rradhët e veta, ndërsa homologu i tij turke Gül e merr atë në mbrojtje kundër këtyre kritikëve: "Ai, i cili hapet ndaj botës, duhet të jetojë me fe të ndryshme“ deklaroi ai në gazetën „Süddeutschen Zeitung“. Gül, që do ta përshëndesë Wulff-in të hënën (18.10.) zyrtarisht në Ankara, do të kalojë shumë kohë me mikun e tij nga Gjermania. Një ditë e gjysëm ai do ta shoqërojë Christian Wulff-in në udhëtimin e tij në Turqi. Së bashku ata do të vizitojnë vendlindjen e Gülit Kayseri.

Feja do të zërë një vend të rëndësishëm në këtë vizitë private. Krahas xhamisë blu Christian Wulff do t'i përkushtohet edhe traditës së krishterë të Turqisë, aspak një rastësti, ky është një mesazh, që do të japë presidenti.

"Nqs ne këtu jemi të hapur, për xhami, për muslimanët dhe fenë islame, atëherë është e vetëkuptueshme, që edhe Turqia duhet të jetë e hapur për krishtërimin, sepse ai ka përbërë 20% të popullsisë, i cila është pakësuar në mënyrë të detyruar. Kishat kanë vështirësi ekstreme atje dhe kjo do të jetë një nga temat kryesore."

Në Tarsus në bregdetin turk në Mesdhe Wulff do të shkojë në gjurmët e apostullit Pal

Në Tarsus në bregdetin turk në Mesdhe Wulff do të shkojë në gjurmët e apostullit Pal

Në Tarsus në bregdetin turk në Mesdhe Wulff do të shkojë në gjurmët e apostullit Pal, do të flasë me personalitete kishtare dhe do të marrë pjesë në një shërbesë fetare ikumenike, përpara se të takojë patriarkun ikumenik të Konstantinopojës. Liria e fesë dhe qëndrimi ndaj pakicave fetare si ata të krishtera në Turqi - edhe me këtë e mat BE aftësinë e Turqisë për të hyrë në BE. Nganjëherë hapur dhe nganjëherë më pak hapur Unioni Kristiandemokrat dhe Unioni Kristiansozial e refuzojnë parimisht anëtarësimin e plotë të Turqisë dhe preferojnë më mirë të ashtuquajturin "Partneritet i privilegjuar"; edhe pse në marrëveshjen e koalicionit qeveritar kristiandemokrat liberal është fjala për një "proces, fundi i të cilit mbetet i hapur". Një lëshim ndaj liberalëve, por siç duket edhe Wulff nuk është për atë që Turqisë t'i mbyllet dera e BE.

"Bisedimet duhet të jenë të drejta dhe rezultati i tyre duhet të mbetet i hapur. Unë dua të them, se në Turqi kryhen procese, që meritojnë vemendje të madhe. Edhe ndryshimet në kushtetutë shkojnë në këtë drejtim."

Edhe kryeministri turk Erdogan tha në vizitën e tij në Berlin, se është i gëzuar për vizitën e presidentit Wulf. Kjo ndoshta është më tepër se një frazë e thjeshtë diplomatike.

Autor: Jörg Brandscheid/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PglU
  • Data 18.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PglU