1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Liri jo frikë – Ndalni maninë e kontrollit" - Demostratë kundër mbledhjes së të dhënave

Disa mijëra vetë protestuan në fundjavë (12.9.) në Berlin për mbrojtjen më të mirë të të dhënave personale dhe kundër mbikqyrjes së tyre prej shtetit dhe ekonomisë private.

Demostratë kundër mbledhjes së të dhënave në Berlin, 12 shtator 2009

Për pjesëmarrje në protestë kishin bërë thirrje 60 shoqata dhe organizata, ndër të cilat edhe parti, sindikata dhe shoqata për të drejtat e njeriut.

"Liri në vend të frikës – Stop manisë së kontrollit dhe survejimit", kjo ishte motoja e demostratës në Berlin. Organizatorët thanë se në të morën pjesë 20 000 vetë, sipas policisë ishin vetëm 10 000. Protesta drejtohej ndaj çdo lloj forme të mbledhjes masive së të dhënave individuale dhe përdorimit të tyre, e sidomos kundër direktivës evropiane për ruajtjen e të dhënave në formë rezerve, e cila u miratua para rreth dy vitesh edhe prej parlamentit gjerman.

Dr. Rolf Gössner, Zv-presidenti i Lidhjes ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Dr. Rolf Gëssner, Zv-presidenti i Lidhjes ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mendon se masa të tilla si ruajtja për disa muaj e të dhënave e shoqëruar me një sërë masash të tjera survejimi dhe kontrolli nuk i shërbejnë vetëm luftimit të dhunës dhe të terrorizmit.

Vetëm Irlanda dhe Sllovakia refuzuan ta miratojnë këtë direktivë dhe ta inkuadrojnë atë në legjislacionin vendas. Sipas kësaj direktive të gjitha tä dhënat e telekomunikacionit duhet të ruhen për 6 muaj me radhë. Përkrahësit e kësaj ideje e shikojnë këtë gjë si një mjet të efektshëm në luftë kundër terrorizmit dhe kriminalitetit të rëndë. Kritikuesit e saj e hedhin poshtë një gjë të tillë, sepse sipas tyre vihet në dyshim e gjithë popullsia dhe se me ndihmën e metodave të tjera të kontrollit dhe të survejimit mund të krijohen profile të tërë dhe të plotë lëvizjesh.

Kopertina e librit Informacione sekrete i Rolf Gëssner.

Kopertina e librit "Informantë sekretë" i Rolf Gëssner.

Kryetari i sindikatës së shërbimeve "Verdi", Frank Bsirske, dënoi shpërdorimin e teknologjive të reja të informacionit, të cilat ndryshe nga ç'pretendohej më parë nuk kanë sjellë as më tepër demokraci dhe as më tepër punë, që secili e përcakton vetë. "Në realitet me futjen në përdorim të teknikës së informacionit dhe komunikacionit ka shpërthyer një mani kontrolli në shtet, në ekonomi, dhe në botën e punës. Ndeshim me punëdhënës që sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale i trajtojnë bashkëpunëtorët e tyre si të ishin bujkrobër.“ Kryetari i sindikatës Verdi theksoi numrin e shumtë të skandaleve në radhët e sipërmarrjeve shtetërore dhe private, në të cilat janë survejuar dhe kontrolluar fshehurazi qindra-mijëra punonjës.

Demonstration gegen Überwachung in Berlin

"Liri në vend të frikës – Stop manisë së kontrollit dhe survejimit", kjo ishte motoja e demostratës në Berlin.

Zv-presidenti i Lidhjes ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Rolf Gëssner, mendon se masa të tilla si ruajtja për disa muaj e të dhënave e shoqëruar me një sërë masash të tjera survejimi dhe kontrolli nuk i shërbejnë vetëm luftimit të dhunës dhe të terrorizmit. Ai dyshon se : "Mos pikërisht në këto kohë të vështira krizash ekonomiko-shoqërore shteti në të vërtetë po armatoset në mënyrë preventive edhe kundër pakënaqësive dhe revoltave të mundshme me karakter social?“

Gëssner, me profesion avokat dhe zëvendësgjyqtar pranë Gjykatës kushtetuese të qytetit të lirë të Hanzës Bremen, tha se politikanët kanë "një ndërgjegje kushtetuese katastrofale". Si dëshmi për këtë ai sjell një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese Federale, sipas së cilave vendimet shtetërore për survejimin on-line të kompjuterave privatë dhe ligji për Zyrën federale të kriminalistikës kanë qenë antikushtetuese.

Autor : Marcel Fürstenau / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 14.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JeSl
  • Data 14.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JeSl