1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Liri e re lëvizjeje në Gjermani - polakët druajnë "brain drain"

Që prej majit 2011, të punësuar nga tetë vende evropiane, të cilat hynë në BE në vitin 2004, do të lejohet të emigrojnë dhe të punojnë në Gjermani. A i kërcënon vendet e prejardhjes largimi i punonjësve të kualifikuar?

default

Shumë punëtorë polakë merren me veprimtari ndërtimi.

Një kurs fillestar për të rritur. 4 gra dhe 3 burra ulen të përqendruar në një rreth. Në dorë mbajnë një të gjithë librin "Gjermanisht për të gjithë". Me mundim ata përpiqen të formojnë fjali në gjermanisht:

Agnieszka vendos e nervozuar syzet dhe psherëtin. Në fakt ajo do të kishte preferuar të mësonte anglisht. Anglisht ajo ka mësuar dikur në shkollë. Por kontabilistja e di: ajo duhet t'ia dalë mbanë. Në fund të fundit, familja e saj ka vendosur të shpërngulet në Gjermani:

"Im shoq punon që prej tashmë tri vjetësh si inxhinjer jo larg Wolfsburgut. Ne kemi dy fëmijë. Ne duam të jetojmë së bashku në Gjermani. E qartë, Gjermaninë e zgjodhëm për arsye financiare. Atje mund të fitosh më shumë para dhe shërbimet sociale janë më të larta se në Poloni. Shpresoj, që kur të jem në gjendje të flas mirë gjermanisht, të gjej edhe unë një vend pune."

Bartek Grundniewski, i cili ulet pranë Agnieszkas, pohon duke tundur kokën. Edhe ai do të vijë në Gjermani. Informaticieni është i sigurtë se do të gjejë një punë të mirë në Gjermani.

"Të njohurit e mi që tani po kërkojnë punë për mua. Dhe po të marrë ndonjëri javën e ardhshme në telefon dhe të thotë, unë kam gjetur një vend të mirë pune për ty, atëherë unë shpërngulem menjëherë, së bashku me gruan time dhe fëmijën tim."

Dy pjesëmarrësit e kursit të gjuhës duan të përfitojnë që pa u hapur tregu i punës në Gjermani. Nga frika e konkurencës që kërcënon nga vendet me paga të ulëta, Gjermania pati vendosur pas anëtarësimit të Polonisë në vitin 2004 që ta kufizonte lirinë e lëvizjes së punëmarrësve nga shteti lindor. Por ky rregull lejohej që në të gjithë BE të qendronte në fuqi vetëm shtatë vjet:

Sipas vlerësimeve, çdo vit në Gjermani do të emigrojnë 100.000 deri 400.000 polakë, thotë Agnieszka Gmaj nga Qendra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Varshavë. Por eksperta e migracionit druhet se numri mund të jetë edhe më i madh. Gjermania ka qenë gjithmonë vend i preferuar për emigrantët polakë të punës:

"Në Gjermani jetojnë dhe punojnë tashmë shumë polakë, rreth gjysmë milioni, gjysma legalisht dhe gjysma ilegalisht. Prandaj, kur të kërkojnë punë, polakët do të mbështeten nga të njohurit, të afërmit ose familja e tyre. Në këtë mënyrë, vendimi për ta do të jetë më i lehtë, për të shkuar në Gjermani. Por unë mendoj megjithatë se do të jenë më pak akademikë, që do të emigrojnë në Gjermani, por para së gjithash artizanë dhe infermierë."

Autor: Justyna Bronska / Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj