1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lindorët nuk vërshuan në perëndim

Frika nga mundësia që në BE të vërshojnë ilegalisht njerëzit pas zgjerimit të zonës së Shengenit ishte e pabazë, raportohet një muaj më vonë.

default

Vendet e Shengenit

Në raportin e përbashkët të qeverive nga Gjermania, Austria, Polonia dhe Çekia thuhet se nuk ka informacione për ngritje të jashtëzakonshme të imigrimit ilegal. Zyra evropiane për kufijë thotë se është tepër heret për konkluzione serioze, por një muaj pas zgjërimit të zonës së Shengenit u dëshmua se ishte e pabazë frika e disa vendeve, se menjëherë pas hapjes së kufirit njerëzit do të vrapojnë në vendet perëndimore.

"Deri tani nuk ka pasur migrime masive. Situata është relativisht e qetë", pohon zëdhënësja e ministrisë së punëve të brendëshme gjermane, Gabriele Hemani, duke shtuar se nuk ka pasur as shtim serioz të kiriminalitetit. Zëdhënësja është e bindur se orgenet e rendit në Gjermani mund të përballen me të gjitha sfidat.

Në patrullimet mobile aktualisht janë të angazhuar rreth 6000 policë. Në zonën kufitare në gjërësi prej rreth 30 kilometrash ata e kontrollojnë në ditë një prej 2000 veturave që kalojnë kufirin.

Në përpjekje për kalimin ilegal të kufirit, brenda një muaji janë kapur 564 përsona, kryesisht çeçenë, të cilët janë kthyer në Poloni prej nga kanë ardhur. Shumica e përsonave të kapur më parë kishte kërkuar azil në Poloni. Policia kumtoi se është kapur një pjesë, por dyshohet se numri i atyre që janë futur në këtë vend është shumë më i madh. Megjithatë ministria e brendëshme vlerëson se nuk është fjala për ndonjë rritje dramatike të numrit të kalimeve ilegale të kufirit. Policia nënvizon se popullata e vendeve perëndimore nuk ka nevojë për shqetësime. Me 21 dhjetor në zonën e Shengenit janë futur edhe nëntë vende të tjera, kështu që njerëzit pa pasaporta mundë të lëvizin prej Estonisë e deri në Porgugali, në gjatësi prej rreth 4000 kilometrash.

  • Data 20.01.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv8V
  • Data 20.01.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv8V