1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lindja e Mesme është shumë larg - Presidenti Obama nuk mund të rrisë pikët në politikën e brendshme me bisedimet e paqes

Presidenti amerikan Barack Obama ka investuar shumë kapital politik në bisedimet që zhvillohen këto ditë në Lindjen e Mesme. Por, nuk është e sigurtë nëse amerikanë i janë mirënjohës për këtë.

Presidenti amerikan Obama përshëndet kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas në Nju Jork.

Presidenti amerikan Obama përshëndet kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas në Nju Jork.

Ishin tema të tjera ato që dominuan emisionet e lajmeve në SHBA. Ndërkohë që presidenti amerikan u takua të mërkurën (1 shtator) në Shtëpinë e Bardhë me aktorët kryesorë të bisedimeve të paqes për Lindjen e Mesme, tre televizionet më të mëdha u lidhën direkt me Silver Spring, një rrethinë e Uashingtonit. Një 43 vjeçar kishte marrë atje pengje në selinë qëndrore të televizionit Discovery Channel.

Pra në vend të imazheve me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Lindjes së Mesme, u transmetuan imazhe të ndërtesës së evakuuar. Ekspertët nuk diskutuan për kompromiset e mundshme midis izraelitëve dhe palestinezëve, por për taktikën që duhet të ndiqte policia për lirimin e pengjeve.

Sidoqoftë, televizionet nuk kishin nevojë të shtronin pyetjen nëse duhet ta ndërprisnin transmetimin nga Silver Spring, për të dhënë deklaratën publike të presidentit pas bisedimeve me përfaqësuesit e Lindjes së Mesme, sepse pengmarrësi u qëllua nga policia. Për gazetarët e Uashington Post-it, marrja e pengjeve ishte një ngjarje e rëndësishme sa duhet për të qenë një nga titujt kryesor në numrin e të enjtes (2 shtator). Kurse përgatitjet për bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme ishin me njoftimin në fund të paqes së parë, shihni në faqen dhjetë.

Bisedimet e paqes në Uashington

Bisedimet e paqes në Uashington

"It's the economy, stupid!"

A interesohen amerikanët për Lindjen e Mesme? Asnjë nuk është kundër paqes, thotë David Schenker nga Instituti i Uashingtonit për politikën në Lindjen e Mesme. "Por atyre u intereson kjo temë më pak se niveli i papunësisë dhe rritja e borxheve shtetërore." Ish këshilltari i ministrit të mbrojtjes Rumsfeld, ministër në kohën e George W. Bushit mendon se me siguri presidenti Omaba nuk mendon për zgjedhjet e kongresit të cilat pritet të mbahen, kur ndërmjetëson në Lindjen e Mesme. Kjo temë nuk luan rol tek amerikanët kur shkojnë të hedhin votën: "Unë nuk besoj se amerikanëve u bën shumë përshtypje që presidenti arriti të ofrojë për bisedime izraelitët dhe palestinezët."

Edhe një problem tjetër: Ndërmjetësuesi i Obamës për Lindjen e Mesme, George Mitchell ka thënë se palët në konflikt kanë rënë dakord në heshtje. Ndaj nuk pritet që vitin e ardhshëm të ketë vazhdimisht lajme të mira, me të cilët presidenti amerikan të mund të krenohej. Dhe kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, atëherë amerikanët shohin më shumë në drejtim të Irakut dhe Afganistanit, ku janë stacionuar trupa që ndodhen në rrezik, se sa në Lindjen e Mesme. David Schenker thotë: "Nëse bën një listë, atëherë amerikanët janë në politikën e jashtme më shumë të shqetësuar për rrezikun që ekziston nëse Irani ndërton armën atomike dhe mund të sulmojë ushtarakisht SHBA-në."

Autor: Christina Bergmann/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

DW.COM

  • Data 05.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P4dX
  • Data 05.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P4dX