1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lindja e Afërme e "vlerësoi" me mënyrën e vet ditën e zgjedhjeve amerikane

Trupa izraelite depërtuan në Rripin e Gazës dhe vranë disa palestinezë, të cilët po përgatisnin gjoja marrjen peng të ushtarëve izraelitë. Palestinezët përgjigjen me raketa Kasam drejt territorit izraelit.

Jugu i Izraelit në shenjestër të raketave Kasam

Jugu i Izraelit në shenjestër të raketave Kasam

Amerika ngazëllehet. Ndryshimi u arrit. Barak Obama është presidenti i ri i SHBA-ve. Për të parën herë një njeri me ngjyrë është ngjitur në postin më të lartë të superfuqisë. Me Obamën lidhen shpresa të mëdha në mbarë botën. Prandaj Obama nuk do të mund të pushojë pakëz pas 22 muajve fushatë zgjedhore. Në fuçinë e barutit Lindje e Afërme Izraeli dhe Irani kujtuan menjëherë konfliktet e pazgjidhura.

Lindja e Afërme e "vlerësoi" me mënyrën e vet ditën e zgjedhjeve amerikane. Trupa izraelite depërtuan në Rripin e Gazës dhe vranë atje disa palestinezë, të cilët po përgatisnin gjoja marrjen peng të ushtarëve izraelitë. Pak më vonë në jug të Izraelit ranë dhjetëra raketa Kasam; për të parën herë qëkurse Hamasi islamist shpalli në qershor një armëpushim dhe iu përmajt atij. Dhe në Teheran një zëdhënës iranian paralajmëroi ndaj një sulmi amerikan: helikopterë amerikanë, tha ai, janë në afërsi të rrezikshme të kufirit Iran-Irak dhe Uashingtoni duhet të dijë se Irani di të mbrohet ndaj çdo sulmi.

Me qëllim ose padashur, në kohën e duhur ose të papërshtatshme: një akomodim i presidentit të sapozgjedhur amerikan në realitetet e Lindjes së Afërme dhe të Mesme. Rajoni e kishte pritur ditën e zgjedhjeve me ndjenja të përziera: Veçanërisht në Izrael u diskutua pyetja gjithë ankth nëse me zgjedhjen e Obamës merrte fund koha gjatë së cilës Izraeli gëzonte mbështetje thuajse të pakufizuar prej Shtëpisë së Bardhë. Edhe në rastin kur qetësoheshin me konstatimin se asnjë president nuk mund të kryente i vetëm një kthesë drastike kundrejt Izraelit, mbetej shqetësimi në lidhje me perspektivën se Obama mund të ndiqte një kurs të ri kundrejt Iranit, siç kishte paralajmëruar. Izraeli i përgjigjet me mosbesim të madh mundësisë së kontakteve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Nga Irani është dëgjuar deri tani pak në lidhje me një mundësi të tillë. Në qoftë se Teherani do të ishte i gatshëm për këtë, atëherë vetëm me kusht që Uashingtoni të kërkojë falje për përzierjen e tij në të kaluarën. Në Teheran ish-kryetari i parlamentit Hadad Adel deklaroi se thirrja për ndryshim në SHBA është pranim që politika e Xhorxh Dablju Bushit ka qenë e gabuar. Sipas tij, Obama duhet të zbatojë tani premtimin.

Përndryshe Irani nuk u prononcua për preferencat për Obamën apo për Mekeinin, megjithëse opinioni publik lidhte shpresa të dukshme me fitoren zgjedhore të Obamës, se taniu do të ndodhte një fillim i ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Të ngjashme ishin reagimet nga Siria. Atje ministri i informacionit Mohsen Bilal kishte deklaruar që para ditës së zgjedhjeve në një intervistë se Damasku shpresonte te ndryshime në SHBA. Dhe ai nuk la asnjë fije dyshimi se për kë e kishte fjalën. Presidenti palestinez Mahmud Abas e përshëndeti zgjedhjen e Obamës: Shpresoj që presidenti i ri të arrijë një mbyllje pozitive të procesit të paqes, tha Abas. Nga ana tjetër prej Hamasit mund të dëgjohej vetëm mosbesim; në Uashington nuk do të ndryshojë gjë, u tha.

Ndryshime të menjëherrshme nuk priten as në Bagdad, ku dihet natyrisht që paralajmërimi i Obamës për tërheqjen amerikane brenda 18 muajsh mund të ketë qenë pjesë e fushatës zgjedhore dhe se realitetet në vend mund të kërkojnë gjëra të ndryshme prej presidentit Obama në krahasim me kandidatin për president Obama.

Me sa duket këto realitete duhet t'i kujtonin Obamës paralajmërimi iranian ndaj një sulmi dhe dhuna e re midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

  • Data 05.11.2008
  • Autor Peter Filip
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnpB
  • Data 05.11.2008
  • Autor Peter Filip
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnpB