1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lindin rivalët e FMN-së e Bankës Botërore në Brazil

Botërori mbaroi, por Brazili është sërish në qendër të vëmendjes. Në Fortalezza shtetet e BRICS ranë dakord për krjimin e një fondi monetar dhe një banke zhvillimi me qëllim rritjen e influencës në tregjet globale.

Plani kryesor i krerëve të shteteve të BRICS- pesë vendeve të unionit ekonomik, krijuar mes Brazilit, Rusisë, Indisë Kinës, dhe Amerikës Jugore (pesë gërmat e para të këtyre vendeve përbëjnë shkurtesën BRICS, e përmendur për herë të parë nga ekonomisti Jim O'Neill në vitin 2001 -shën.red.) ishte krijimi i një banke zhvillimi dhe një fondi monetar."Krijimi i institucioneve financiare tregon se vendet e BRICS duan të kenë influencë dhe madje konstruktive. Ata janë një formë e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar", sqaron Jose Alfredo Graça Lima, sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Brazilit, Itamaraty.

Tani duket se qëllimet e para grupi i pesë shteteve i realizoi në Brazil: Ata ranë në ujdi për themelimin e një banke zhvillimi. Për këtë pesë shtetet do të ofrojnë secila 10 miliardë dollarë. Kapitali do të rritet në të ardhmen në 100 miliardë dollarë. Krahas kësaj shtetet e BRICS ranë dakord edhe për krjimin e një fondi monetar me me kapital prej 100 milardë dollarë. Të dyja institucionet krijohen si kundërpeshë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilat janë nën ndikimn e vendeve të industrializuara perëndimore. Me këtë hap pritet rritja e influencës së këtyre vendeve tregjet globale financiare.

Presidenti i Indisë Modi merr pjesë për herë të parë në një takim të BRICS-it.

Presidenti i Indisë Modi merr pjesë për herë të parë në një takim të BRICS-it.

Me bankën e re të zhvillimit do të mbështeten projekte infrastrukturore në vendet e BRICS dhe në vendet në zhvillim. Ky lloj fondi i ri monetar do të ndihmojë vendet me deficite buxhetore. Në Argjentinë spekulohet që vendi i parë, që do të ndihmohet do të jetë Argjentina, që pritet të kërkojë kredi ndihme tek institucioni i ri. Presidentja Christina Kirchner ka konfirmuar ndërkohë pjesëmarrjen e saj më 16 korrik.

Kina paguan pjesën kryesore

Megjithatë ka shumë çështje të pazgjidhura. Ende nuk është përcaktuar se ku do të jetë selia qendrore e këtyre institucioneve financiare, apo kriteret për marrjen e kredive. Vëllimi financiar i fondit monetar alternativ është i qartë. Kina do të paguajë aty 41 miliardë dollarë, Brazili, India dhe Rusia do të japin secili nga 18 miliardë dollarë dhe Afrika Jugore paguan 5 miliardë.

Themelimi i një fondi të tillë shihet jo vetëm në Brazil si përgjigja e duhur ndaj bllokimit të reformave tek Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në konferencën e pranverës së Bankës Botërore dhe FMN-së reforma e planifikuar që në vitin 2010 dështoi sërish për shkak të vetos amerikane. Kongresi amerikan nuk miraton zhvendosjen e të drejtave të votës me 6% në favor të vendeve në zhvillim dhe atyre në ekspansion.

Kërkim i një identiteti të përbashkët

"Të gjithë duan më shumë fleksibilitet. Shtetet e BRICS duan t'i tregojnë SHBA-së se ndryshimet janë të mundshme", komenton studiuesja e çështjeve ekonomike Lia Valls Parera nga instituti brazilian "Instituto Gretulio Vargas". Si fondi ashtu edhe banka e zhvillimit pritet të ndikojnë në krijimin e një identiteti të përbashkët. Sekretari i Itamaraty-t, ministrisë së Jashtme braziliane, Jose Alfredo Graça Lima, pranon se vendet janë ende në fillim të një procesi të tillë. "Është më e lehtë të thuash se çfarë nuk janë vendet e BRICS, se sa çfarë janë", thotë Lima. "Ato nuk janë një organizatë ndërkombëtare, as union doganor dhe as zonë e tregtisë së lirë. Ato janë më shumë një mekanizëm, që deri më tani ka qenë efektiv për të ndihmuar bashkëpunimin mes njëri-tjetrit."

Kina partneri më i madh tregtar i Brazilit

Bashkëpunimi është i përqëndruar deri më tani në tregtinë me Kinën. Eksportet e Brazilit në Kinë nga 1 miliardë dollarë në vitin 2000 janë rritur me 46 miliardë dollarë në vitin 2013. Që në 2012 Kina ia kaloi Amerikës duke avancuar në partnerin kryesor tregtar të Brazilit.

Ndërkohë eksportet braziliane në vendet e tjera të BRICS nuk janë të larta. Sipas të dhënave të Ministrisë braziliane për Tregtinë e Jashtme eksportet në Indi përbënin 1,3 miliardë dollarë, në Rusi rreth 3 miliardë dollarë dhe në Afrikën Jugore 1,8 miliardë dollarë.

Samit historik

Nga ana politike vendet e BRICS i bashkon vullneti për të ndryshuar sistemin global me Shtetet e Bashkuara në krye si fuqi hegjemoniale. Themelimi i institucioneve financiare që tentojnë të thyejnë sistemin Bretton-Wood, të krijuar pas Luftës së II Botërore, që konkludoi me fondin monetar ndërkombëtar, mund ta bëjë këtë samit në një samit historik të Fortalezzas.

Për Brazilin pas Kampionatit Botëror ky është evenimenti i dytë historik brenda pak ditësh. Prezenca në këtë samit e presidentit kinez Xi Jinping, e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, e presidentit Putin e bën Brazilin katër ditë me radhë arenë të politikës botërore. Në Fortalezza nuk diskutohen tema të krizave aktuale në botë. Jo vetëm Rusia, Kina, por edhe India dhe Afrika Jugore ndjekin në politikën e jashtme direktivën e mospërzierjes. Edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Brazilit, Luis Alberto Figueiredo Machado, është sa e shkurtër aq edhe e qartë: "BRICS dhe Ukraina janë temat, që nuk duhet të përzihen së bashku."