1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lima: Zhgënjyese, por jo që s'pritej

Për arritjen e objektivave për mbrojtjen e klimës duhet të kontribuojnë të gjitha shtetet, mendon Irene Quaile.

Lufta për kompromise kryesisht të pakënaqshme, tani është bërë rutinë. Që prej këtij raundi nuk priteshin njoftime të mëdha, kjo vërtetë kishte kohë që dihej. Jo më kot SHBA dhe Kina kishin sinjalizuar që më parë gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në mbrojtjen e klimës. Kjo ishte e mirë për gjendjen e përgjithshme por pa përmendur qëllime vërtetë ambicioze. Po ashtu nuk është e habitshme për askënd që as Kina dhe as SHBA nuk duan që të dhënat e tyre dhe hapat për mbrojtjen e klimës t'i kontrollojë dikush nga jashtë.

Vendet kanë deri në mars 2015 kohl për të paraqitur shifra dhe objektiva konkrete për traktatin e ri të klimës globale që do të vendoset në fund të vitit 2015 në Paris. Do të ishte naive të pritej që ato mund të viheshin nën presion që tani në Limë.

Fakti se MPJ amerikan bëri personalisht thirrje për raundin, ishte një ngjarje. Që vendet në zhvillim nuk reaguan me entuziazëm për paralajmërim të tij, që ato duhet të reduktojnë emetimet e tyre të CO2, nuk është e habitshme. Kerry mund të jetë e drejtë; por të dëgjosh fjalë të tilla nga një përfaqësues i një vendi që në të kaluarën ka kontribuar më së shumti për ngrohjen globale, kjo është e vështirë që të tretet.

Mbrotja e klimës nuk mund të vonohet

Të paktën që nga raporti i fundit i IPCC-së i këtij viti është e qartë se çfarë duhet të ndodhë. Emetimet e gazit nuk duhet të rriten deri vitin 2020 në qoftë se ndryshimi i klimës synohet të mbahen në një kornizë të arsyeshme dhe të pranueshme. Nga viti 2050 shumica e energjisë elektrike në botë duhet të prodhohet nga burime të rinovueshme energjie. Deri në vitin 2100 duhet të ketë marrë fund prodhimi i energjisë nga burimet fosile.

Për arritjen e këtyre objektivave duhet të kontribuojë të gjitha shtetet. Që vendet në zhvillim duan në këtë mes që të trajtohen ndryshe duke pasur parasysh faktin se vendet e "vjetra" industriale janë deri tani shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike, është e kuptueshme. Që një vend si Kina, e cila është bërë tani një nga emetueset më të mëdha të CO2, dëshiron ende të trajtohet si një vend në zhvillim, duket megjithatë e çuditshme. Edhe që bumi i qymyrit në Indi po bëhet një problem i madh për klimën globale nuk mund të injorohet.

Çdo vit i njëjti teatër

Për fat të keq teatri vjetor që zgjati edhe në fundjavë dhe paraqiti një rezolutë fort të dobësuar në Lima, tërhoqi vëmendjen nga përparimet e bëra muajt e fundit. Fondi i Gjelbër i Klimës ka tani më shumë se 10 miliardë dollarë. Dhe ndotësit të mëdhej Kina dhe SHBA, të paktën e kanë kuptuar nevojën urgjente për zbatimin e masave mbrojtëse. Sigurisht fjalët duhet të ndiqen nga veprat. Në Lima, megjithatë, kjo nuk mundi të arrihej. Por rritja e ekstremeve të motit në të dy vendet dhe problem i madh i ndotjes së ajrit në Kinë janë garancia më e mirë se të dy vendet do të jenë me të vërtetë aktive në vitet e ardhshme.

Masat e deritanishme nuk janë gati të mjaftueshme për të shpëtuar botën nga një rritje të rrezikshme e temperaturës më shumë se objektivi dy gradë Celsius. Në këtë mes edhe Lima, pak ka ndryshuar. Kush kishte shpresuar shumë, vetëm mund të jenë zhgënjyer. Megjithatë në botë po shtohet bindja se nuk ka asnjë alternativë ndaj mbrojtjen e klimës.

Konferencat e klimës nuk mund ta shpëtojnë botën

Konferencat për klimën janë të rëndësishme, sepse bota ka nevojë për një traktat detyrues për klimën. Megjithatë këto konferenca nuk mund ta shpëtojnë botën nga ngrohja e rrezikshme e klimës. Përpjekjet për mbrojtjen e klimës nuk bëjnë pushim nga një dhjetor tek tjetri. Ndryshimi duhet të bëhet në politikën e përditshme. Kalimi tek energjitë e ripërtëritshme dje një model ekonomik të "gjelbër" janë çelësi i suksesit. Megjithë zhgënjimin për konferencën në Peru: Lima duhet të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën për në Paris. Por hapi ishte pak më i vogël nga sa pritej.

Nëse i merr konferencat vjetore të klimës si masë, presioni dhe bashkë me të edhe rreziku se ato do të dështojnë rritet. Shumë vendime të pakëndshme u shtynë për vitin e ardhshëm. Në Paris pritet të rregullohen të gjitha. Nëse pritshmëritë ndaj takimeve të tilla dyjavëshe janë shumë të larta, ato janë të dënuara për të dështuar. Qeveritë e botës duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Që në Parisi të mund arrihet një sukses, duhet që kursi të merret paraprakisht - dhe jo vetëm në negociatat e OKB-së.