1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lihtenshtajni, një vend i vogël që kohët e fundit është shndërruar në një problem të madh

Shkak janë paratë që depozitojnë përmes fondacioneve të pasurit nga vende të ndryshme në bankat e këtij vendi, gjë që sipas ligjeve të Lihtenshtajnit nuk përbën mashtrim, ndërsa sipas atyre të disa vendeve të tjera po.

default

Kështjella e Vaduzit në Lihtenshtajn

Pas konfliktit verbal mes Lihtenshtajnit, shtetit liliput me 35 000 banorë, dhe Gjermanisë me 82 milionë banorë, të dyja palët po përpiqen të ulin gjakrat. Gjermania është mjaft e indinjuar që disa gjermanë të pasur për t’iu shmangur detyrimeve fiskale i depozitojnë pasuritë e tyre në mënyrë anonime në fondacionet e Lihtenshtajnit. Diferencat mes të dyja vendeve nuk mundën madje të eliminoheshin as gjatë vizitës që zhvilloi në Gjermani kryeministri i Lihtenshtajnit Otmar Hasler dhe bisedimeve me kancelaren Angela Merkel.

Bundeskanzlerin Angela Merke, links, stehtl mit dem Regierungschef des Fuerstentums Liechtenstein, Otmar Hasler, rechts, im Bundeskanzleramt in Berlin am Mittwoch, 20. Februar 2008.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri i principatës së Lictenshtajnit, Otmar Hasler

Kancelarja i prezantoi homologut të saj një listë me masa, që sipas mendimit të saj do të kontribuonin kundër evazionit fiskal dhe larjes së parave. Ajo kërkoi nënshkrimin e shpejtë të një marrëveshjeje me BE-në për luftimin e korrupsionit, paralajmëroi vënien e shpejtë në jetë të direktivave të BE-së për larjen e parave dhe mbështetjen e përpjekjeve të OSBE-së për reduktimin e konkurrencës së dëshme dhe të pandershme fiskale.

Në lidhje me të drejtën për krijimin e fondacioneve dhe ligjin për donacionet Merkel kërkoi që si shembull të merret marrëveshja ndërmjet SHBA-ve dhe Lihtenshtajnit. Me anë të saj mund të krijohet më shumë transparencë përmes taksimit të fondacioneve.

Steuerfahndermarke der Oberfinanzdirektion Koeln

Hetuesit fiskalë nga Këlni po përpiqen të zbulojnë milionerët gjermanë që akuzohen për evazionit fiskal dhe kanë depozituar para në bankat e Lihtenshtajnit.


Hasler theksoi, se parlamenti i Lihtenshtajnit po punon ndërkohë për reformimin e ligjit për fondacionet. Ai theksoi edhe se fjala është për një institut më shumë se 80 vjeçar. Në këtë kuadër nuk është legjitime, që e drejta për krijimin e fondacioneve të barazohet me mospagimin e taksave.


Lihtenshtajni vazhdon të ruajë qetesinë

Liechtenstein Global Trust Logo LGT

Logoja e bankës Liechtenstein Global Trust

Megjithë sulmet verbale nga Gjermania principata nuk mendon ta ndryshojë rrënjësisht ligjin për donacionet. Ministri i Drejtësisë së Lihtenshtajnit, Klaus Çyçer (Klaus Tschütscher) thotë: "Për ne nuk ka shkak, që të ndryshojmë ndonjë gjë në modelin ekzsitues. Por është e qartë, se do të krijojmë qartësi, se kush është donator. Eshtë e qartë se donator është ai, që do të krijojë një fondacion. Prandaj ne nuk jemi dakord, që në të ardhmen të mos jetë e mundur krijimi i një institucioni donator mirëbesimi. Por donatori mbetet donator, kjo është e qartë."

Lihtenshtajni këmbëngul në ligjin për fondacionet

Lihtenshtajni nuk mendon që t’u shkojë pas dëshirave gjermane, sepse sipas ministrit, për mëkatarin gjerman të tatimeve nuk ka ndonjë ndryshim nëse i investon paratë në një makinë të re, apo në një fondacion në Lihtenshtajn.
"Ai blen një VW, Porshe, Mercedes apo BMW. Kam harruar ndonjë model gjerman? Askujt nuk i bie ndërmend, që t’u thotë sipërmarrësve gjermanë, që këto modele nuk duhet t´i prodhoni më. Nxirreni këtë produkt nga tregu. Por Gjermania thotë: të dashur lihtenshtajnas, ju keni një produkt, nxirreni nga tregu, sepse një gjerman, i cili ka para që do t’i shpëtojë prej taksave i depoziton tek ju. Kjo është një teori absurde."


Edhe pse nga këndvështrimi i Lihtenshtajnit ruajtja e ligjit të deritanishëm për fondacionet është vetëm se konsekuente, ministri i drejtësisë i Lihtenshatjnit është dakord për një paqartësi. Në Lihtenshtajn ka ndërkohë më shumë fondacione se sa banorë.Sasia e depozitimeve brenda dhjetë vjetëve është shumëfishuar nga 400 milionë franga në rreth 20 miliardë. Dhe mirëqënia e këtij vendi të vogël nuk bazohet krejtësisht, por sidoqoftë në një pjesë të madhe edhe në ligjin jo të zakonshëm për fondacionet.





  • Data 22.02.2008
  • Autor Paskal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBeU
  • Data 22.02.2008
  • Autor Paskal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBeU