1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ligji i ri për taksat ndaj trashëgimisë

Ministria e Financave përllogarit se edhe vitet e ardhshme të ardhurat prej taksave të trashëgimisë do të jenë rreth 4-5 miliardë euro.

default

Çdo vit gjermanët lënë si trashëgimi apo dhurojnë një shumë gjigande prej 130 miliardë eurosh, por në bazë të ligjeve në fuqi vetëm një e dhjeta e kësaj shume taksohet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat prej taksave të trashëgimisë kapin këtë vit një shifër prej rreth 4,5 miliardë eurosh. Këto të ardhura u shpërndahen të 16 landeve federale. Ministria e Financave përllogarit se edhe vitet e ardhshme të ardhurat prej taksave të trashëgimisë do të jenë rreth 4-5 miliardë euro. Në këtë sfond pas debatesh të shumta koalicioni i madh që qeveris në Gjermani arriti një kompromis në lidhje me ligjin për taksat ndaj trashëgimisë.

"Në disa pika vendimtare demokristianët arritën t'i dominojnë socialdemokratët, të cilët me ligjin për taksat e trashëgimisë donin të bënin politikë simbolike, duke dashur të prezantohen në tribunën elektorale si mbrojtës të drejtësisë sociale." shkruan gazeta Tagespost (Würzburg).

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" vëren se me elementët që u përfshinë në ligj me këmbënguljen e socialdemokratëve, kjo parti tregon "se është shkëputur nga ajo pjesë e elektoratit, e cila në kohën e Willi Brandt-it, Helmut Schmidt-it dhe Gerhard Schrëder votonte për Partinë Socialdemokrate edhe pse mund të ishin edhe përkrahës së partisë të atyre që fitojnë mirë."

"Generalanzeiger" vëren "Me siguri që ligji për trashëgiminë do të ndeshë në pakënaqësinë e qytetarëve, që nuk e kuptojnë se përse duhet të taksojnë edhe një herë atë çfarë trashëgojnë edhe pse ata që ua kanë lënë trashëgim kanë paguar një herë taksa të ndryshme. Por duhet thënë se me përjashtim të çifteve, shumica e atyre që trashëgojnë para, shtëpi apo gjëra të tjera, nuk kanë bërë as mundimin më të vogël për këtë. Në një shoqëri ku hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po thellohet gjithnjë e më tepër, taksat ndaj trashëgimisë janë një kontribut i vogël për drejtësi dhe barazi sociale."

Sipas gazetës "Stuttgarter Zeitung" magësia më e madhe e reformës për ligjin për taksat e trashëgimisë është se ky ligj është një monstër burokratike.

  • Data 07.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpZQ
  • Data 07.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpZQ