1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ligji i ri për alkoolin në Portugali

Portugalia do të ashpërsojë ligjet për konsumin e alkoolit. Për të rinjtë nën 18 vjeç pritet të ndalohet shitja.

Me një konsum prej rreth trembëdhjetë litra alkool për frymë portugezët zënë BE një nga vendet e para. Atyre ua kalojnë vetëm banorët e Andorrës dhe thuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore. Qeveria mendon se nevojiten ligje për ta kufizuar konsumin e alkoolit dhe dëshiron t'i ashpërsojë ligjet ekzistuese. Për të rinjtë nën 18 vjeç pritet të ndalohet shitja e alkoolit. Po ashtu pritet të ndalohet edhe konsumi i në ambiente pubike deri në orët e para të mëngjesit.

Zemërimi i banorëve

Manuel Cardoso

Manuel Cardoso

"Ne duam ta reduktojmë kohën që lejohet pët të konsumuar alkool në rrugë apo sheshet publike" shpjegon Manuel Cardoso, zëvendësshefi i Zyrës Portugeze për Varësinë nga Drogat dhe Alkooli, SICAD. Sipas ligjit të ri pritet që pas orës dy orë të mëngjesit të ndalohet konsumi në vende publike. Sidomos në lagjen e vjetër Bairro Alto ka shumë ankesat nga qytetarët për shkak të zhurmës gjatë natës dhe plehrave në rrugë. Kjo nuk është çudi, sepse sapo fillon pranvera në Portugali ka shumë njerëz që takohen me njëri-tjetrin dhe konsumojnë alkool jashtë .

Jo alkool nën moshën 18 vjeç

Pijet e forta janë në ndaluara nën moshën 18 vjeç në Portugali, por 16 vjeçarët lejohet të konsumojnë verë, birrë apo sangria. Manuel Cardoso thotë se forcimi i ligjit lidhet me faktin se ligji i deritanishëm me sa duket nuk e bënte shumë të qartë se të gjitha llojet e alkoolit janë të dëshme, pra edhe vera dhe birra, dhe se ato i dëmtojnë të rinjtë edhe më tepër se të rriturit. Po ashtu sipas tij sot ka ndryshuar edhe stili i konsumit të alkoolit. Dikur të rinjtë pinin ndonjë gotë verë apo birrë kur hanin, kurse sot pinë në mënyrë sporadike apo fundjavave, por aq shumë sa humbasin vetëdijen.

Sérgio Serrano

Sérgio Serrano

"Sérgio Serrano, pronar i lokalit "Prohibition" mendon se konsumi i alkoolit është një problem kulturor dhe jo ligjor dhe se shpreson që ligji i ri nuk do të vlejë vetëm për lokalet por edhe për supermarktet dhe dyqanet. Edhe Manuel Cardoso është dakord me këtë. Mënyra e konsumit të alkoolit mund të ndryshohet vetëm përmes informimit dhe edukimit, ndalimet përmes ligjit janë të vështira për t'u zbatuar dhe kontrolluar. E pra ligji i ri për alkoolin në Portugali, miratimi i të cilit pritet në fillim të muajve të ardhshëm, është vetëm një fillim.