1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ligji i Obamës për shëndetësinë ndan Amerikën

Republikanët kanë votuar më shumë se 40 herë për të shfuqizuar reformën e kujdesit shëndetësor të presidentit Obama. Reforma ka ndarë vendin dhe ka çuar në bllokimin e qeverisë.

Por përse amerikanët janë të kaq të ndarë për një ligj që ekspertët thonë se sigurimi shëndetësor do të zgjerohet për më shumë se 30 milion njerëz? Është kujdesi i Obamës me të vërtetë i keq? Edhe pse projektligji është publikuar që në mars të vitit 2010, ai sërish mbetet mister për shumë amerikanë. “Është midis 32,000 dhe 64,000 faqe i gjatë”, thotë një i ri për DW.

Rreth 80% e gjithë punëtorëve në SHBA janë të siguruar përmes punëdhënësve të tyre. Sipas Gallup, 8 në 10 amerikanë janë të kënaqur me sigurimin shëndetësor aktual, por problemi është se miliona prej tyre kanë humbur shtëpitë ose kanë rënë në varfëri, sepse nuk përballojnë dot kostot në rritje të sigurimeve.

US Präsident Obama Rede in Washington

Obama nuk është gati për të negociuar për reformën në shëndetësi

Filozofia kryesore e reformës në shëndetësi është që çdo amerikan të ketë akses tek sistemi shëndetësor. Sipas sistemit të vjetër shumë të rinj hiqnin dorë nga sigurimi shëndetësor për shkak të kostove të larta dhe mendonin se nuk kishin rrezik për ndonjë sëmundje. Ndërsa sipas ligjit të ri, të gjithë duhet të kenë një sigurim shëndetësor, pavarësisht moshës apo gjendjes shëndetësore. Për të rritur numrin e personave të siguruar ligji i ri parashikon edhe gjoba për ata që nuk paguajnë sigurime. Qëllimi është që të ulet numri i lartë i amerikanëve të pasiguruar, që është 60 milion ose 20% e popullsisë.

Pikat kryesore të reformës së Obamës

Ligji i i ri parashikon katër paketa: Një "Bronzi" që do të mbulojë 60% të kostove të pacientit, një "Argjendi" që do të mbulojë 70%, një "Ari" që do të mbulojë 80% dhe "Platini" që do të mbulojë 90%. Kostoja individuale vjetore sipas reformës së Obamës shkon deri $6,350, ndërsa për familjet deri $12,700.

Kompanitë të cilat kanë më shumë se 50 % e punëtorëve të tyre të punësuar me kohë të plotë dhe nuk i sigurojnë, do të përballen me gjoba. Sidoqoftë ato do të kenë mundësi të marrin mbrapa një pjesë të taksave të paguara.

USA Symbolbild Haushaltskrise

Qytetarët amerikanë protestojnë kundër bllokimit të qeverisë

Por sipas ekspertëve kjo gjë do të vrasë tregun e punës sepse kompanitë që tani kanë filluar të punësojë punonjës vetëm part-time dhe ndalojnë punonjësit të punojnë më shumë se 30 orë në javë, sepse në këtë mënyrë do të duhet tu paguajnë siguracione shëndetësore të plota.

Ligji vështirë të shfuqizohet

Reforma e Obamës ka krijuar një hendek të pakalueshëm mes Demokratëve dhe Republikanëve. Kjo ka krijuar një klimë politike toksike dhe shumë vetë janë duke dyshuar nëse reforma e Obamas do të funksionojë. Sipas një sondazhi të Real Clear Politics 51% e amerikanëvë janë kundër reformës së re dhe vetëm 40% pro saj.

USA Haushalts-Kollaps

Koha për të miratuar buxhetin po kalon

Sipas Gallup 44% e amerikanëve besojnë se reforma e re, do të përkeqësojë situatën e shërbimit shëndetësor dhe vetëm 35% mendojnë se situata do të jetë më e mirë.

Shumë vetë mendojnë se ligji do të rrisë borxhin kombëtar. Sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit, reforma e re e Obamës do të rrisë shpenzimet federale me 1.4 trilion dollarë në dekadën e ardhshme. Gjithashtu do të rritet taksa për fitimet dhe taksa mbi institucionet që ofrojnë shërbime shëndetësore, si spitale apo kompani sigurimesh. Por për sa kohë që Demokratët të kenë shumicën në Senat dhe Obama të drejtojë Shtëpinë e Bardhë, ligji ka pak shanse të shfuqizohet.