1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ligjet kundër terrorit - të mjaftueshme

Përse tre neonazistë mundën të vrisnin tre vjet në Gjermani pa u zbuluar? Ekspertët shpjegojnë para komisionit hetimor parlamentar: zbulimi nuk ka dështuar për shkak të ligjeve.

default

Protest kundër neonazistëve në qytetin e Mynsterit

Për sigurinë e qytetarëve të saj Gjermania ka ndërtuar një aparat të madh administrativ. Për të arrestuar rrugaçët racistë dhe për të vëzhguar neonazistët e mbushur me urrejtje ka 36 ente sigurie. Ata diskutojnë në dhjetra forume dhe kanë në dispozicion një sërë të dhënash të përbashkëta. Me zbulimin e akteve penale të tre terroristëve të djathtë ka dështuar i gjithë aparati.

Treshja e të vetëquajturit "ilegalliteti nacionalsocialist" (NSU) mundi të fshihej nga viti 1998-2011 dhe të vriste dhjetë vetë. Edhe pse Beatrice Zschäpe, Uwe Bëhnhardt dhe Uwe Mundlos kishin rënë në sy edhe më parë, duke ndërtuar bomba dhe duke predikuar urrejtje. Pra, ku ka dështuar zbulimi? Një komision hetues i Bundestagut është duke u përpjekur prej disa javësh për të zbuluar të metat në xhunglen e zyrave gjermane. Tani (të enjten, 29.03.2012), u diskutua ekspertiza e ekspertëve ligjorë. Dhe vendimi i tyre ishte unanim: legjislacioni gjerman është imjaftueshëm për të luftuar me sukses kundër terroristëve të djathtë.

Problemi qëndron në kokë

Tausende bei der Aktion Dresden gegen Rechts

Dita e aksionit kundër së djathtës në Drezden

Shkencëtarët e shohin problemin më shumë në mendjen e zyrtarëve dhe politikanëve. Ata ose e kanë vlerësuar gabimisht informacionin, ose nuk e kanë përcjellë në mënyrë të mjaftueshme. "Unë nuk jam i bindur, në se të gjitha  informacionet për 'ilegalitetin neonazist' kanë qenë në dosje", kritikon profesori i drejtësisë nga Bielefeldi Christopher Gusy. Parandalimi i vrasjeve ka dështuar që në fazat fillestare në mbledhjen dhe vlerësimin e informacionit.

Dështimin, sipas ekspertëve, pastaj nuk e ka penguar dot asgjë: Strategjitë e mbrojtësve të shtetit kanë qenë të vjetëruara dhe në Thuringi, në rajonin nga vinte treshja e vrasësve, neonazistët kishin arritur të krijonin strukturat e veta në organin për mbrojtjen e kushtetutës. Kundër dështimit nuk do të kishin ndihmuar dot as ligjet. Aparati, hardware si të thuash, ishte aty, por dështimi ndodhte në mendjet e njerëzve. Pra një gabim i software.

Fundja kontributi më i rëndësishm i ekspertëve të drejtësisë gjendet fare jashtë fushës së ekspertizës së tyre. Ata i japin politikës një këshillë si qytetarë të shtetit: Vetëm nëse e gjithë shoqëria ka një vetëdije për rrezikun nga e djathta, mund të fitohet lufta kundër racistëve dhe  predikuesve të urrejtjes.

Autor: Mercel Fürstenau/Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora