1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liga gjermane e kampioneve : Mynihu shpallet kampion i vjeshtës

16 Dhjetor 2007

Rezulatet e ndeshjeve në Bundesligën gjermane. Hendboll për femra: ekipi gjerman nuk kualifikohet për në finale

https://p.dw.com/p/CcGj
Nga ndeshja Mynih-Duisburg më 08.12.2007Fotografi: AP

Rezultatet e ndeshjeve të Bundesligës, që u zhvilluan të shtunën (15.12) janë:

Berlini - Mynihu 0:0; Bremeni - Leverkuseni 5:2; Karlsruhe - Hamburg 1:1; Shalke - Nyrenberg 2:1; Bilefeld - Shtutgart 2:0 dhe Volfsbug - Dortmund 4:0.

Bajeni i Mynihut siguroi titullin e kampionit të vjeshtës falë golavarazhit më të mirë kundrejt Verder-Bremenit.

Në kampionatin botëror të hendboll-it për femra që po zhvillohet në Francë ekipi gjerman nuk arriti të kualifikohet për në finale. Në gjysmëfinale skuadra gjermane e drejtuar nga trajneri Armin Emrich humbi ndeshjen kundër kampionëve në fuqi të Evropës, Norvegjisë me rezultatin 30:33.