1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Liga e kampionëve: Bajerni i Mynihut sot kundër ekipit Sporting të Lisbonës

default

Në kuadër të kualifikimit në Ligën e Kampionëve mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e para të tetëshes, ku u shënuan disa barazime dhe vetëm një fitore:


Inter Mailand - Manchester Junajtid 0:0

Atletico Madrid - FC Porto 2:2

Arsenal London - AS Rom 1:0

Olymique Lyon - FC Barcelona 1:1

I vetmi ekip që fitoi mbrëmë ishte ai i Arsenalit, i cili mundi Romën. Golin e fitores për skuadrën angleze e ka shënuar Robin van Persie, nga 11 metërshi në minutën e 37-të të ndeshjes. Italianët shpresojnë megjithatë në përparësinë që mund t'ju japë ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet pas dy javësh në kryeqytetin italian.

Sot ekipi i Bajernit të Mynihut do të luajë si mysafir kundër ekipit portugez Sporting Lisabon.

Në prag të ndeshjes së sotme, trajneri i ekipit të Bajernit Jürgen Klinsmann deklaroi:" Unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme që të gjejmë një gërshetim optimal mes sulmit dhe mbrojtjes, gjë që na ka munguar deri tani në bundesligë. Këtë temë e diskutojmë gjithmonë me ekipin. Ndeshja e sotme është e rëndësishme në këtë fazë të ligës së kampionëve".


  • Data 25.02.2009
  • Autor MCK
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H11Z
  • Data 25.02.2009
  • Autor MCK
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H11Z